• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTIMI I LIGJIT PËR TEATRIN/ Deputeti i PD: Po synohet që të ndryshohet i gjithë sistemi i…
Home
Shqipëri

VOTIMI I LIGJIT PËR TEATRIN/ Deputeti i PD: Po synohet që të ndryshohet i gjithë sistemi i…

6 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se ligji i votuar ditën e djeshme në Kuvend për shembjen e Teatrit Kombëtar është arbitrar.

Shehu tha se me këtë ligj i hapet rrugë korrupsionit, dhe tjetërsimit të truallit të teatrit për interesa të ngushta.

Sipas deputetit demokrat, mazhoranca qeverisë me vendime të kësaj natyre ka shkatërruar çdo prezencë të kulturës europiane dhe italiane në vendin tonë, duke përmendur prishjen e sheshit, të stadiumit, etj.

“Ligji për teatrin është arbitrar. Një ligj i cili ishte i pambështetur në legjislacionin shqiptar, për të legjitimuar korrupsionin. U bë që ata që morën këtë vendim të fshihen pas gishtit. Është një ligj që nuk ka mbështetje ligjore. Sado që u votua, mbeti i jashtëligjshëm. Mbrapa kësaj gjëje fshihen afera gjigande, dhe ky është një element që e bën procesin në kundërshtim me parimet, me ligjshmërinë, dhe dëmton proceset e vendit.

Po synohet të tjetërsohet trualli për interesa të ngushta dhe veprimtari korruptive. Po goditet në mënyrë selektive në Shqipëri, çdo shenjë që lidhet me kulturën shqiptare dhe atë italiane.
Bëhet fjalë ndaj vlerave perëndimore të Shqipërisë, e lidhur kjo me interesa të mëdha korruptive, me mentalitete autokratike, dhe shkelje të rënda të ligjeve të vendit tonë.

Nga dita kur hyri në Kuvend e deri kur doli, ishte vetëm një javë. Pra u kalua shpejt me qëllime të caktuara. U krijua kështu një zhvillim thellësisht negativ, që nuk mund të jetë i painfluencueshëm edhe në proceset tona të integrimit. kjo tregon se ne këtu qeveria me kokëfortësi po krijon një rrugë që ka për qëllim të vetëm korrupsionin, dhe të shkatërrojë çdo prezencë të objekteve që na afrojnë me perëndimin dhe kulturën italiane. Kjo u bë me sheshin, me stadiumin, me teatrin, kinematë”, tha deputeti Tritan Shehu.

Sakaq, deputeti demokrat ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Shehu tha se krijimi i këtij Operatori përbën një goditje fatale për sistemin shëndetësor në vendin tonë.

“Nuk ka model të tillë, një model që godet në mënyrë fatale sistemin shëndetësor në vend. Nuk ekziston një model i tillë. Do krijojë një handikap të madh në sistemin shëndetësor. Po synohet të krijohet ky operator që centralizon çdo gjë, lë pa kompetenca realisht edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e kthen në rudiment edhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Ikën çdo rol i pushtetit lokal në sistemin shëndetësor. Spitalet do administrohen nga një autoritet që nesër jam i bindur se do shkojë në një PPP. Së dyti nuk lihet asnjë hapësirë për kalimin e sistemit shëndetësor parësor drejt profesionit të lirë. Së treti e mbyll FSDHKSH. Pra bie ndesh me sistemin e sigurimeve në vend. Po i kalohet privatit gjithë sistemi shëndetësor”, u shpreh deputeti Tritan Shehu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndizet merkato e Serisë A/ Napoli i kundërpërgjigjet Juventusit me yllin e PSG
Previous article Pas divorcit dhe lidhjes me kolegen, Klaudia Pepa tregon si është marrëdhënia e saj me Albi Nakon

g.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT