Afganistani është shteti që më 20 tetor zhvilloi zgjedhjet e treta parlamentare që kur talibanët u rrëzuan nga pushtet në vitin 2001.
Afganët edhe një herë sfiduan kërcënimet, pasigurinë dhe frikën. Shumica e tyre janë të etur për një jetë më të mirë, punë, edukim dhe për një fund të luftës me talibanët.
Zgjedhjet parlamentare të së shtunës në Afganistan thuhet se janë shoqëruar nga sulme të mëdha gjatë gjithë ditës, së bashku me njoftimet për rradhë të gjata dhe miliona njerëz që hodhën votën.
Nisur nga fakti se 400 kandidate janë gra, të cilat konkurrojnë për 68 vendet e rezervuara për gratë, një numër shumë i vogël në krahasim me gjininë e kundërt, figura e femrës është shumë poshtë.
Statusi dhe fuqia e një femre është në formën e një shkalle ngjitëse, nga fëmija, mamaja dhe gjyshja, pra sipas brezave.
Afganistani njihet si vendi ku të jesh femër është një mallkim, edhe vetë nënat kur lindin një vajzë vuajnë në mënyrë të menjëhershme.
Femra në atë vend është e cenuar gjatë gjthë jetës, shërben vetëm për kënaqësitë e një mashkulli dhe shtimin e riprodhimit. Për çdo gjë tjetër ajo është në varësinë e një “tutori”.
Puna e tyre bëhet nga grupi në grup, marrin pjesë në agrikulturë vetëm gjatë një periudhe të shënuar dhe janë përgjegjëse për produktet e qumështit.
Madje edhe votimet si në vitet e kaluara edhe këtë herë, u zhvilluan ndarasi, njëra gjini në një sallë, ndërsa gjinia tjetër në sallën tjetër.
Tashmë pritet të dal rezultati, edhe pse pas shumë ditëve nga sulmet e shkaktuara.


