• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Votat në Prishtinë dhe Prizren do të rinumurohen tërësisht!
Home
Rajon

Votat në Prishtinë dhe Prizren do të rinumurohen tërësisht!

23 November, 2017 Ina.Autor Rajon

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që t’i çojë Prishtinën dhe Prizrenin në rinumërim.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express brenda PZAP-it.

Ky vendim është marrë pas parregullsive që partitë pretendojnë se kanë hasur gjatë balotazhit të së dielës. Në PZAP janë bërë dhjetë ankesa. LDK-ja edhe zyrtarisht kërkoi rinumërimin në kryeqytet.

Se në komunën e Prishtinës ka pasur parregullsi gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve të së dielës, e tha Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati i së cilës ka një rezultat të ngushtë më Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.

LDK-ja edhe zyrtarisht përmes një konference për media kërkoi rinumërimin në këtë komunë.

Ismet Beqiri, nga selia qendrore e LDK-së, ka bërë të ditur se kjo parti në PZAP ka paraqitur ankesë, në të cilën edhe paraqitet kërkesa që të rinumërohen të gjitha vendvotimet në kryeqytet, pasi, sipas tij, janë evidentuar disa parregullsi.

“Ne si LDK konsiderojmë se rinumërimit nuk ka nevojë t’i druhet asnjë parti politike apo kandidat”, ka thënë Beqiri në një konferencë.

Përveç Prishtinës, në rinumërim do të shkojë edhe komuna e Prizrenit. Kjo pasi edhe në këtë qytet, PDK-ja pretendon se ka pasur shkelje.

PDK-ja ka kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në komunën e Prizrenit, pasi siç thonë ata, ka pasur shkelje të mëdha dhe mospërputhje të procesverbaleve të rezultateve.

Në një konferencë për media të kësaj partie është thënë se në katër klasë të vendvotimit në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren, janë evidentuar parregullsi të mëdha, si: lejimi për të qëndruar në klasë të personave të panjohur dhe të paautorizuar dhe për më tepër edhe lejimi i tyre për të votuar në emër të personave të tjerë.

“Në mbrëmje është hasur edhe dëmtim në kuti të votimeve dhe ndërhyrje në procesverbalin e rezultateve”, u tha ndër të tjera në konferencën në të cilin foli Kujtim Gashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qëndroni beqarë derisa jeta juaj të duket kështu
Previous article Si u transferua prokurori në Shkodër, pasi dosja e EULEX ku përfshihet Dako “fjeti” 4 muaj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT