• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Votat e emigrantëve/ Xhafaj: Duhet të ketë një sistem funksional adresash
Home
Shqipëri

Votat e emigrantëve/ Xhafaj: Duhet të ketë një sistem funksional adresash

23 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri Fatmir Xhafaj ka folur për çështjen e votave të emigrantëve. Gjatë fjalës së tij Xhafaj ka thënë:

Fjala e plote:

Fjala e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në tryezën e rrumbullakët “Votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën dhe OSBE, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë: Fjala e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në tryezën e rrumbullakët “Votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën dhe OSBE, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë:
E nderuar zonja Nënkryetare e KuvenditTë nderuar kolegë Ministra dhe deputetë,I nderuar Zoti Wilton,Të nderuar të pranishëm,
Së pari, dëshiroj t’ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në një diskutim të tillë, për një çështje, vërtet të rëndësishme, në raport me të drejtat themelore të shtetasve.
Eksperienca ime e viteve të shkuara si deputet i angazhuar me reformën zgjedhore dhe sot ushtrimi nga ana ime i funksionit të Ministrit të Brendshëm më nxit të them se është momenti jo vetëm të diskutojmë, por sa më shpejtë të jetë mundur të finalizojmë procesin e reformës së re zgjedhore.
Dhe në këtë kuadër më shumë akoma të vendosim mbi sistemin i cili mundëson votimin e qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote dhe që janë me banim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Ne jemi sot përballë faktit që pothuajse 1/3 e shteteve shqiptarë me të drejtë vote, nuk e ushtrojnë dot këtë të drejtë. Arsyeja? Shumë e thjeshtë, të ushtrosh të drejtën e votës, sipas legjislacionit tonë aktual, duhet të paraqitesh fizikisht në qendrën e votimit, në të cilën shtetasi me të drejtë votë është regjistruar.
T’ju japësh shtetasve mundësinë për të votuar, pavarësisht se ku jetojnë, përveç se ju mundëson atyre pjesëmarrjen në qeverisjen e vendit të tyre, ju ofron atyre një lidhje direkte shpirtërore dhe besimi me vendin ku kanë lindur.
Nga ana tjetër gjithnjë e më tepër, edhe vetë partitë politike në Shqipëri, gjatë zhvillimit të fushatave elektorale, por jo vetëm, po ju drejtohen edhe shtetasve shqiptarë të cilët jetojnë prej vitesh në një vend tjetër. Mjaft të përmend këtu, shtete të tilla si: Italia, Greqia, Gjermania apo edhe Anglia, ku përqendrimi i shtetasve shqiptarë është më i madh, si vende ku partitë politike kanë tashmë organizimet e tyre partiake. Dhe kjo besoj se është një gjë pozitive.
Por ftesa që partitë ju bëjnë mbështetësve të tyre me banim jashtë vendit për të votuar për ato, është në kontradiktë me vullnetin e tyre politik, me mundësitë reale të ushtrimit të së drejtës së votës nga këta shtetas. Sikurse e dimë të drejtën e tyre të votës këta shtetas mund ta ushtrojnë vetëm nëse paraqiten në një qendër votimi.
Nëse vërtet të gjitha forcat politike dëshirojnë t’u mundësojnë  realisht votuesve në emigracion, ushtrimin e të drejtës së votës, është momenti që të vendosim për sistemin që e mundëson këtë ushtrim të drejte.
Ndaj dhe gjetja dhe aplikimi i një sistemi që mundëson votimin e emigrantëve, pa qenë të detyruar të paraqiten në një qendër votimi, është një sfidë shumë e vështirë në kushtet e kësaj klime politike të tensionuar artificialisht.
Besoj se kontributi i ekspertëve të paangazhuar, si dhe i OSBE, apo edhe i organizatave të tjera ndërkombëtare do të na ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje që ofron besim për të gjithë. Modelet në Europë dhe me gjerë nuk mungojnë në këtë rast.
Si ministër i Ministrisë nën përgjegjësinë e së cilës është regjistri i Gjendjes Civile të shtetasve, si dhe në një pjesë të vetë edhe procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve, dua të sjellë në vëmendje që aspekti parësor i sistemit të votimit të emigrantëve është identifikimi i vendndodhjes së tyre. Kjo vlen jo vetëm në rastin kur emigrantët do ta ushtrojnë të drejtën e votës nëpërmjet një flete votimi të dërguar me postë atyre dhe të kthyer po me postë prej tyre, por edhe në rastin e një votimi elektronik të distancë nga ata.
Por gjithashtu krahas identifikimit të saktë të emigrantëve dhe të vendndodhjes së tyre është shumë e rëndësishme, është themelore do të thosha, që sistemi i votimit për ta duhet të sigurojë gjithashtu tre elemente bazik:
– fshehtësinë votës;- transparencë të procesit të numërimit të votës dhe të nxjerrjes së rezultatit;- integritet të procesit të votimit;
Nga ana tjetër ne duhet të vendosim dhe sa më shpejtë t’u japim përgjigje në vlerësimin tim disa pyetjeve të rëndësishme si:
A do t’u sigurohet e drejta e votimit me çdo mënyrë emigrantëve për të gjitha llojet e zgjedhjeve, përfshi Kuvend, qeverisje vendore, referendum lokale, kombëtare, etj?
Në varësi të modelit të votimit të emigrantëve që duam të zgjedhim, a do t’ju kërkohet emigrantëve që paraprakisht të regjistrohen si votues me qëllim që ata të përfshihen në listën e zgjedhësve, apo automatikisht ata do të jenë në listën e zgjedhësve sikurse është sot?
Këto, por edhe shumë çështje të tjera teknike kërkojnë një adresim të shpejtë dhe të përshtatshëm.
Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me votimin e emigrantëve, do të duan rregullime të hollësishme ligjore për përcaktim procedurash, afatesh, organesh përgjegjëse, etj.
Sikurse jeni në dijeni, një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare në këtë mandat, është krijimi i një sistemi funksional adresash, për të përcaktuar saktësisht “Ku banon, kush?”
Pjesë integrale mjaft e rëndësishme për identifikimin e të gjithë shtetasve shqiptarë është edhe regjistrimi i shtetasve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në funksion të këtij prioriteti, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin nr. 14/2016, datë  18.2.2016, “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë  territorit  të Republikës së Shqipërisë”. Sipas dispozitave të këtij ligji, identifikimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, bëhet nëpërmjet vetë deklarimit on-line, ku barrën e verifikimit të adresës së vet deklaruar e ka marrë përsipër qeveria shqiptare, ndërsa vetë shtetasi ka për detyrë vetëm të plotësojë deklaratën on-line.
Është shumë e rëndësishme në vlerësimin tim që opozita të kontribuojë së bashku me qeverinë edhe për këtë çështje.
Nëse ditët kalojnë pa arritur ndonjë rezultat konkret në këtë aspekt, do të jetë gjithnjë edhe më vështirë, siç ka ndodhur jo rrallë në historinë e përpjekjeve për një reformë të arrirë zgjedhore, për të arritur në një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët dhe realisht të mundshme për t’u implementuar.
Sot teknologjia e informacionit, apo edhe sistemet e transmetimit dhe të dërgimit fizik të sendeve janë tërësisht eficente dhe sigurojnë garanci të plota.
Bashkërisht me opozitën ne duhet që sa më shpejtë të vendosim mbi modelin që duam të zgjedhim për sistemin e votimit të emigrantëve.
Qeveria, Kryeministri Rama personalisht ka garantuar se ka gjithë vullnetin që të punojë për të gjetur një zgjidhje e cila është funksionale, dhe garanton integritetin e procesit të votimit të emigrantëve.
Në përfundim, duke falënderuar edhe njëherë organizatorët për këtë nismë, dëshiroj të shpreh gatishmërinë e Ministrisë së Brendshme për të ndërmarrë gjitha hapat e nevojshëm, në funksion të garantimit të një procesi të rregullt, transparent, të besueshëm dhe sipas standardeve më të mira në këtë fushë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO/ Braziliani Lucas është prioritet i sulmit për Napolin
Previous article Histori frymëzuese! Ja të famshmit që dikur nuk kishin as 'çati mbi kokë'

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT