Ka folur kreu i diplomacise shqiptare Ditmir Bushati, ne lidhje me votimin ne OKB per Jeruzalemin dhe debatin qe u zmadhua ne Shqiperi, duke perfshire dhe nivelet me te larta te politikes, per te bere thjeshte dhe vetem politike.
Vota e Shqipërisë në OKB, ka ngjallur shumë debat në vend, ku janë përfshirë të gjithë aktorët politikë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmit Bushati, per ‘Klan’, ka reaguar në lidhje me këtë çështe, duke thënë se letra e presidentit ka qenë e nxituar.
“Nuk kam asnjë lloj dëshire të komentoj veprimet e pamendurara, të nxituara që mund të marrin aktorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe Presidentin e Republikës.
Faktet flasin qartë, trillimet janë një çështje tjetër, çdokush është i lirë të shkruajë, të përdorë pozicionin shtetëror, por mund të them që Shqipëria është një Republikë Parlamentare. Ekskluzivitetin në formulimin e politikës së jashtme e ka qeveria”.
Të gjithë ata që e cilësuan si votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe kreun e shtetit, ministri i quan diletantë.
“Është për të ardhur keq sepse të gjithë këta që kanë folur për këtë çështje, përfshirë dhe Presidentin e Republikës, nuk kanë marrë mundimin për të lexuar tekstin e rezolutës së votuar ku nuk ka asnjë paragraf as për SHBA, as për qëndrimin e Presidentit Trump.
I gjithë ky teatër absurd që po luhet gjithë këto ditë nga këto diletantë, të krijon përshtypjen e një teatri të lodhur, të krijon përshtypjen që ky grup aktorësh të mbetur pa kauzë nuk kanë çfarë bëjnë gjë tjetër, veçse të spekulojnë mbi këtë çështje, e cila në fakt duket sikur do ta nxjerrin Shqipërinë një shtet qesharak që nuk është”, deklaroi Bushati.(TemA)


