Nuk kanë qënë të pakta reagimet që kanë ardhur pas miratimit të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Votimit i Shqipërisë kundra vendimit të SHBA ka ngjallur reagime të shumta tek politikanët shqiptarë si dje, ashtu edhe sot.
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i njohur për fjalorin e tij të pisët si brenda ashtu edhe jashtë mureve të Kuvendit, e ka nisur ditën me kritika ndaj votës së Shqipërisë kundër propozimit të SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Postimi i Palokës
Ne avion, qellojne prane si pasagjere nje burre qe ishte per here te pare dhe nje papagall qe udhetonte shpesh. Duke qene pa eksperience, burri i kerkon papagallit qe ta orientoje ne veprimet qe duhej te bente gjate udhetimit.
Pas pak kohe, I merzitur qe nuk sherbehej, papagalli fillon te shaje antaret e ekuipazhit deri sa arriti te terheqe vemendjen e tyre. Duke pare papagallin edhe burri fillon te bej potere qe te sherbehej njesoj.
Ne nje moment, nje nga antaret e ekuipazhit shkon dhe i kercenon: ne se vazhdoni keshtu, do ju hedhim fare nga avioni.
Papagalli nuk deshi tja dinte dhe vazhdoi edhe me keq.
Duke pare papagallin edhe burri e shtoi poteren.
Pas pak vijne disa antare te ekuipazhit, i marrin e i hedhin te dy nga avioni.
Burri duke rene i drejtohet papagallit: “c’me bere ? -i thote
Po ti o ko**- i thote papagalli- kur nuk di te fluturosh cfare…pate qe u krruajte.
Kjo anektode e vjeter, mu kujtua mbreme kur degjoja “justifikimin” e zedhenesve te liderit boteror se edhe vende te BE votuan kunder SHBA.
Deputeti nga rradhët e Opozitës, Fatmir Mediu ka reaguar lidhur me votimin ‘Kundër SHBA’-ve të shtetit tonë:
Statusi i plotë:
Edhe deputeti tjetër i PD Klevis Balliu ka reaguar përmes një letre drejtuar Ambasadorit Donald Lu në lidhjue me votimin e Shqipërisë në OKB. Balliu e ka cilësuar si një qendrim arrogant të qeverisë shqiptare dhe theksuar se ky është një votim kundër interesave kombëtare.Letrën e ka dërguar shqip dhe anglisht:
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri e përdor SHBA-në për të kapur drejtësinë, por nga ana tjetër investohet kundër OKB.
Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:
Ish ministri i Jashtëm Tritan Shehu ka qënë i pari që e ka komentuar votimin e Shqipërisë kundra SHBA si një votim edhe kundër interesave të vendit tonë.
Gjithashtu edhe kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi ka reaguar pas votës së Shqipërisë pro një rezolute në OKB kundër SHBA për të shpallur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe të zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem. Në një postim në Facebook, Blushi thotë se asgjë nuk e justifikon votën e Shqipërisë në OKB, ndërsa sipas tij vota kundër SHBA i vlen më tepër Turqisë.
Statusi i plotë i Ben Blushit:
Qëndrim të turpshëm dhe pazar e ka cilësuar ish-zv/ambasadori shqiptar në SHBA, Kreshnik Çollaku, votën e Shqipërisë kundër Uashingtonit në OKB, për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, qëndrim i cili sipas tij ka qenë njësoj si Rusia dhe Kina.
Deklarata e plotë:
“Qëndrim i turpshëm. Për herë të parë pas 27 vitesh Tirana rreshtohet kundër SHBA, një veprim sharlatanesk dhe mosmirënjohje kombëtare ndaj SHBA-së, çliruesve të gjysmës së kombit shqiptar. Kjo nuk është një votë që do kalojë lehtë, është një votë që do sjellë komplikime në politikën ndërkombëtare. Shqipëria sot po sillet me SHBA njësoj si Shqipëria e Enver Hoxhës. Trump ka paralajmëruar se do monitorojë vendet që do votojnë kundër dhe rishikojnë marrëdhëniet me vendet që dalin kundër atij vendimi, do ndërpresin ndihmat financiare, programet e financimeve. Ambasadorja e SHBA në OKB ka deklaruar se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare. Kur partneri strategjik thotë se jam përkrah teje, këta shkojnë pas interesave dhe pazareve të disa sekserëve rajonalë dhe ndërkombëtarë. Shqipëria sot është rreshtuar përkrah Rusisë, Kinës, në krah të vendeve që s’kanë asnjë lidhje dhe demonstrojnë politikën anti-SHBA”, u shpreh Çollaku.
Votën e Shqipërisë kundër Rezolutës së OKB-së e ka komentuar edhe deputeti Luan Rama.
Përmes një postimi në Twitter Luan Rama ka shkruar:“Mungesë transparence, mungesë kordinimi, vendim i pakonsultuar me Kuvendin dhe Presidentin e Republikës.”
Reagim ka ardhur dhe nga Ish-kryeministri Sali Berisha. Ai është shprehur se kjo votë është “një akt i rëndë antikombëtar i klikës së neo-bllokmenëve me në krye Noriegën e Europës”.
POSTIMI I PLOTË
Nuk mund të mungonte dhe një reagim nga Kryemadhi e cila u shpreh se kryeministri votoi kundër dëshirës së SHBA-së duke i futur kështu thikë pas shpine, një partneri strategjik.
Postimi i plotë:
“Asnjë marrëdhënie dhe asnjë raport i Shqipërisë nuk mund të krahasohet me atë me Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat kanë shënjuar momentet më kritike në historinë e popullit tonë dhe ku përjetësisht Amerika ka qenë në anën e Shqipërisë.
E tillë ka qenë Amerika që në kohën kur mbrojti integritetin e kufijve të Shqipërisë, kur mbështeti shembjen e komunizmit, kur nxori Shqipërinë nga kriza e tmerrshme e vitit 97, kur ishte SHBA që anëtarësuan Shqipërinë në NATO, kur ishte SHBA pashaporta e Shqipërisë edhe për Integrimin Europian dhe kur SHBA udhëhoqi një nga arritjet më madhore në historinë e të gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen, duke i dhënë pavarësinë Kosovës e duke e shpëtuar nga kthetrat e genocidit Serb.
Ndaj vendimi për Amerikën s’ka për të qenë kurrë vendimi i një qeverie por përgjegjësi e mbarë shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Pasi kjo maredhenie është një realitet dhe një trashëgimi e pacmueshme.
Trajtimi i votimit në OKB për Jerusalemin duhet të ishte pa as më të voglin diskutim një vendim i të gjithë shqiptarëve dhe ashtu sikur se kemi ndarë shqetësimet tona më madhore duhet ta ndanim edhe këtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të kishim patjetër edhe mendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një vendim vetëm i Ramës është thjesht dhe vetëm krijimi i një paqartësie të madhe, krijim i raportit të dyshimtë dhe ushtrim i njëanshëm i një përgjegjësie, që nuk është ase Kryeministrit dhe e asnjë ministri pasi marrëdhënia me Amerikën do të jetë madhore,strategjike dhe e patjetërsueshme cilido qoftë kryeministri, ministri apo pushtetari i radhës.”
Përgatiti: AlpeNews.al









