• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VOTA E EMIGRANTËVE/ Lajmi i mirë: Çdo emigrant i regjistruar në gjendjen civile mund të votojë me postë
Home
Sociale

VOTA E EMIGRANTËVE/ Lajmi i mirë: Çdo emigrant i regjistruar në gjendjen civile mund të votojë me postë

22 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Koordinues të Diasporës lidhur me votën e emigrantëve në Reformën Zgjedhore.

Damian Gjiknuri tha se për këtë proces do mund të votojnë me anë të postës çdo emigrant që duhet të jetë i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile.

“”Reforma zgjedhore u zhvillua në një kontekst të vështirë politik dhe nuk ishim normale si reforma të tjera zgjedhore pasi vinim në një situatë ku me opozitën jashtëparlamentare dialogu ka qenë i munguar dhe vota e emigrantë duhet të trajtohet me shumë kujdes që të mos ngjallte pengesa nga asnjë palë.

Morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve ta përfshijmë në një mënyrë që ajo të bëhet e mundur se si ta zbatojmë atë.

Nisur nga teksti dhe legjislacioni aktual në Shqipëri që vota e emigrantëve duhet të kryhet vetëm përmes një regjistri paraprak ku emigrantët të kenë dhënë adresat e tyre dhe për këtë arsye qeveria në 2016 miratoi një ligj dhe krijoi aplikacionet online dhe infrastruktura është gati.

Duke pasur parasysh këtë dhe mënyrën se si ne gjenerojmë listën e zgjedhësve, proceduar me postë apo mënyrë elektronike, që e dyta mund të dojë më shumë kohë ia deleguam KQZ.

Sepse ne nuk ishim në gjendje të mund të detajonim çdo procedurë se si do të funksionojë vota me postë. KQZ do të udhëheq procesin dhe përcaktimin ligjor të gjithë këtij procesi.

Nëse një emigrant ka regjistruar adresën do të futet në listën e zgjedhësve dhe duke shprehur dëshirën e tij përmes një akti të KQZ nëpërmjet postës të mund të japin votën e tyre. Kjo është situata.

E drejta e sanksionuar duhet që emigranti të jetë i regjistruar në gjendje civile dhe infrastruktura të jetë gati dhe vota do të llogaritet në qarkun e Tiranës pasi ashtu funksionon mënyra e regjistrit të gjendjes civile pasi emigrantët dalin me një listë unike.

Pasja e mandateve për emigrantet nuk mund të zgjidhet dot tani pasi duhen ndryshime kushtetuese, prandaj është llogaritur që vota e tyre të llogaritet në qarkun e Tiranë”, shpjegoi Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË SERBI/ Pjesëmarrje e ulët dhe zhgënjim, ODIHR kritika
Previous article PSE KA LINDUR VETËM NJË DJALË? Këngëtarja e njohur preket dhe flet për historinë e trishtë

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT