• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTA E DIASPORËS/ Socialistët fitore të thellë në Durrës dhe Fier, ja si u nda vota në qarqet e tjera
Home
Politikë

VOTA E DIASPORËS/ Socialistët fitore të thellë në Durrës dhe Fier, ja si u nda vota në qarqet e tjera

17 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Përfundon numërimi në 6 qarqe për votën e diasporës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me një avantazh të dukshëm. Nga 181,992 zarfe të numëruara nga 195,140 nw total, PS ka siguruar mbi 105 mijë vota në rang kombëtar, duke marrë afërsisht 60% të votave të shqiptarëve jashtë vendit. Ndërkohë, koalicioni PD-ASHM ka marrë 45 mijë vota, ose rreth 25%.
Qarqet Durrës dhe Fier rezultojnë bastione të padiskutueshme të PS-së në diasporë. Në Durrës, socialistët morën 62.04% të votave (12,718 vota), duke lënë shumë pas PD-në me vetëm 25.68% (5,264 vota). Edhe më e thellë është diferenca në Fier, ku PS mori 73.22% (19,733 vota), ndërsa PD vetëm 12.54% (3,379 vota), një tregues i fortë se mbështetja për socialistët në këtë qark jashtë vendit është masive.
Në Tiranë, rezultati është më i balancuar, por gjithsesi me epërsi të qartë për PS-në, që mori 50.91% (22,043 vota), ndërsa PD-ASHM u rendit me 30.39% (13,159 vota). Në Lezhë, diferenca ngushtohet më tej; PS udhëheq me 49.19% (5,967 vota) dhe PD ndjek me 34.13% (4,140 vota), një tjetër tregues i një gare më të afërt, por gjithsesi e fituar nga socialistët.
Përjashtimi i vetëm i qartë është qarku i Kukësit, ku PD-ASHM ka fituar ndjeshëm me 61.91% të votave (1,835 vota), duke lënë PS-në me vetëm 26.99% (800 vota). Ky rezultat pasqyron ndoshta edhe lidhjen më të fortë tradicionale të Kukësit me strukturat e djathta.
Në Shkodër, beteja ka qenë shumë e ngushtë. PD-ASHM ka dalë në krye me 42.27% (5,852 vota), ndërsa PS ndjek shumë pranë me 40.01% (5,539 vota), duke e bërë këtë qark ndër më konkurruesit e votës së diasporës.
Votuesit shqiptarë në diasporë kanë treguar mbështetje të dukshme për Partinë Socialiste, me dominim në qarqe kyçe si Durrësi, Fieri, Tirana dhe Lezha. Për PD-ASHM, suksesi në Kukës dhe konkurrenca në Shkodër janë pikat e vetme të forcës në këtë panoramë.

Ndarja e votave
Rang vendi
PD-ASHM, 45006 vota
PS, 105955 vota

Shkodër
PD-ASHM, 5852 vota, 42.27 %
PS, 5539 vota, 40.01 %

Kukës
PD-ASHM, 1835 vota, 61.91 %
PS, 800 vota, 26.99 %

Durrës
PD-ASHM, 5264 vota, 25.68 %
PS, 12718 vota, 62.04 %

Tiranë
PD-ASHM 13159 vota, 30.39 %
PS, 22043 vota, 50.91 %
Fier
PD-ASHM, 3379 vota, 12.54 %
PS, 19733 vota, 73.22 %

Lezhë
PD-ASHM, 4140 vota 34.13 %
PS, 5967 vota 49.19 %

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZOTOHET Donald Trump: Nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen, SHBA do sanksionojë Rusinë
Previous article DO TAKOHEN PUTIN DHE ZELENSKY? Kremlini: Vetëm nëse arrihen marrëveshje të caktuara

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT