• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTA E DIASPORËS/ Majko-opozitës: Zbatoni vendimin e Kushtetueses. Bardhi: E nxitëm ne procesin
Home
Politikë

VOTA E DIASPORËS/ Majko-opozitës: Zbatoni vendimin e Kushtetueses. Bardhi: E nxitëm ne procesin

4 July, 2024 s.autor Politikë

Vota e Diasporës është kthyer në temë debate në seancën e sotme plenare mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti socialist ka deklaruar se opozita nuk hap dritën jeshile për krijimin e listave për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ai kërkoi nga opozita të përgjigjet nëse do e zbatojë ose jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Votën e Diasporës.

“Ajo që diskutohet sot këtu, është nëse nuk zbatohet vendimi I Kushtetuese për votën e diasporës, zgjedhjet e 2025-ës janë legale apo jo?

Nuk jepni asnjë përgjigje për gati gjysmën e votuesve shqiptarë që janë në lista dhe nuk janë në lista, sepse janë në lista si votues brenda vendit kur janë shtetas jashtë vendit. Dhe ju nuk hapni dritën jeshile të hapen e pastrohen këto lista të krijohen listat e shtetasve jashtë vendit.

Nëse unë do isha sot shtetas me banim jashtë vendit, unë do e hidhja Kuvendin në Gjykatën Kushtetuese dhe do i kërkojë të kërkojë me rigorizitet zbatimin e vendimit për votën e diasporës.

Duam të dimë, do e zbatojmë vendimin e Gjykatës, do ulemi për të hedhur në tavolinën e bisedimeve votën e diasporës?”, u shpreh Majko.

Deklaratave të tij iu kundërpërgjigj deputeti i opozitës Gazment Bardhi I cili u shpreh se është pikërisht opozita ajo e cila ka nxitur procesin e zbatimit të Gjykatës Kushtetuese përsa i përket Votës së Diasporës. Në retorikën e tij, Bardhi kërkoi të dinte se përse mazhoranca nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

“Në fakt nuk e kuptova gjithë retorikën e z. Majko dhe vendimet e Kushtetueses.

Është opozita që ka nxitur procesin e zbatimit të Kushtetuese për votën e diasporës. Kemi mbështetur dhe një pr.ligj të propozuar nga ato që fituan çështjen në Kushtetuese e sollën edhe te ju, por e refuzuat.

Ne e kemi mbështetur propozimin e tyre, e kemi depozituar në Kuvend. Pyetjen apo jo, do e njohim apo jo të drejtën e votës së diasporës drejtojeni nga ana juaj”, u shpreh Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË DASMË SË SHPEJTI? Heidi Baci: Kemi takuar familjarët, propozimi…
Previous article AKUZOHET PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Rëndohet dënimi i ish-kryetarit të Himarës Jorgo Goros, SPAK cakton një tjetër masë sigurie

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT