• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Voskopoja, model i zhvillimit të zonave rurale dhe turistike
Home
Kulturë

Voskopoja, model i zhvillimit të zonave rurale dhe turistike

4 November, 2017 Ina.Autor Kulturë

Voskopoja, fshati turistik 21 km larg qytetit të Korçës, ku natyra, historia e kultura ndërthuren plot harmoni, po prek çdo ditë e më shumë një transformim zhvillimi.

Falë investimeve të qeverisë që janë adresuar tek ripërtëritja e vlerave tradicionale e turistike, Voskopoja do të jetë e një destinacion dhe një model i zhvillimit të zonave rurale dhe atyre turistike në veçanti.

Në kuadër të programit të zhvillimit të infrastrukturës rajonale dhe lokale, janë çelur procedurat për ndërtimin e rrugës Loti 1. Voskopojë –  Kisha e Shën Prodhomit.

Ndërtimi i kësaj rruge do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve të cilët kanë si destinacion Kishën dhe Manastirin e Shën Prodhomit.

Voskopoja është një nga atraksionet më të fuqishme turistike dhe kjo do të shërbejë si një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.

Me një vlerë investimi që kap shifrën e  87 413 176 lekëve, ndërtimi i këtij aksi rrugor parashikon punime në reabilitimin e plotë të gjithë infrastrukturës sipas standardeve më të mira.

Ndërsa vëmendje do të marrë edhe punimi i veprave të arti, që konsistojnë në krijimin e një sërë elementësh të tjerë si mure mbajtës/pritës, urës, shtrimin e rrugës me kalldrëm, etj.

Investimi është akorduar nga buxheti i shtetit dhe punimet parashikojnë të zgjasin për një periudhë një vjeçare.

Voskopoja shtrihet në një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit dhe njihet si një qendër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330.

Nga kisha e Shën Prodhomit, hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lenies dhe Ostrovicës, me një lartësi prej 2246 metra.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zaev tradhëton shqiptarët: Rruga Kosovë – Shkup nuk do të bëhet
Previous article FOTO/ Memet më fantastike të javës, ja si e shohin faqet e humorit politikën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT