• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VORPSI MUND TË BETOHET EDHE NË GJIRIN E LALZIT”/ Meta po çon ushtarët e tij në Kushtetuese
Home
Politikë

“VORPSI MUND TË BETOHET EDHE NË GJIRIN E LALZIT”/ Meta po çon ushtarët e tij në Kushtetuese

14 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Të gjitha lëvizjet e Presidentit Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, për zv. ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi janë tregues se po bën gjithçka për t’i shpëtuar shkarkimit.

Mazhoranca ka nisur prej disa muajsh procedurat për shkarkimin e kreut të Shtetit dhe do të jetë Gjykata Kushtetuese, çka sipas Koçit, është e qartë se Meta po kërkon që të vendosë “ushtarët” e tij në këtë Gjykatë, për të votuar kundër.

Në studion e Report Tv, zv. ministri e quajti një tentativë e Metës për të krijuar idenë e një krize juridike, por sipas tij e gjitha kjo vjen si pasoja personale dhe politike të presidentit.

“Tentativë për krizë juridike, për interesa personale dhe politike. Nëse Meta do të shkarkohet, kjo do t’i shkojë GJK. Meta po zgjedh që të mbrojnë interesat e tij personale që të mos shkarkohet”, tha mes të tjerave Koçi.

Ai i është përgjigjur me ironi deklaratës së zëdhënësit të Presidencës, i cili tha se “askujt nuk i ndalohet që të te noteri apo edhe parukierja”.

“Mund të betohet në parukeri ose në Gjirin e Lalzit. (…) Kur presidenti të mbyll derën (referuar kandidaturës së Arta Vorpsit) është zgjedhur kjo mënyrë betimi e cila mesa duket ka një vlerë logjike. Duhet të bëhet betimi presidenti,por kur presidenti të mbyll derën, a vlen një formulë e tillë te noteri. Xhaferllari, Meta ka shkelur Kushtetutën. Mori vendim jashtë afatit dhe nuk ka zgjedhur nga lista e 3 të parëve, por ka zgjidhur të 4. Synon që gjykata Kushtetuese të mos formohet”, vijoi më tej Koçi.

Koçi risjellë në vëmendje deklaratën e ndërkombëtarëve që mbështetën emrat e porpozuar nga mazhoranca për Gjyktën Kushtetuese. Koçi shprehet se ky është një tregues i pastër se ndërkombëtarët kanë mbështetur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe jo Metën.

“Për aq kohë sa e mbështetën dy anëtarët e kuvendit, atëherë ka hedhur poshtë pretendimin e Metës për radhës. Po të kishin gjykimin se Kuvendi e ka tepruar me dy, do bënin një deklaratë shumë të thjeshtë.

Por kanë plotësuar plotësimin me dy vende nga një organ,që do të thotë se do përshëndesin edhe veprimin e Metës. Pra kanë ndjekur logjikën e KED-së. Nuk jemi në situatën që GJK është e krijuar dhe duhet ndjekur radhë”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EURO 2020/ Turqia feston kualifikimin me një barazim ndaj Islandës
Previous article GJENDJA E EMERGJENCËS/ Përmbytja e Venecias në FOTO

F.autor

Postime të ngjashme

PISTA TË REJA PËR VRASJEN E EDMOND SUKËS/ Në fokus kompania e kanabisit mjekësor dhe dyshimet për fajde Aktualitet

PISTA TË REJA PËR VRASJEN E EDMOND SUKËS/ Në fokus kompania e kanabisit mjekësor dhe dyshimet për fajde

ZBULOHET BAZË ARMËSH NË MANZË/ Arrestohet 20-vjeçari. Policia sekuestron kallashnikov, 4 pistoleta dhe qindra fishekë Aktualitet

ZBULOHET BAZË ARMËSH NË MANZË/ Arrestohet 20-vjeçari. Policia sekuestron kallashnikov, 4 pistoleta dhe qindra fishekë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT