Dy prej trageteve të nisura mbrëmë nga porti i Barit drejt atij të Durrësit ende nuk kanë mbërritur në destinacion.
Mësohet nga autoritetet portuale se shkak është bërë vonesa në orarin e nisjes së dy trageteve nga Bari në drejtim të qytetit tonë bregdetar.
Tragetet duhet të mbërrinin në orën 07:00 në Durrës, por fluksi i pasagjerëve të cilët do të vinin me këtë linjë ka shkaktuar edhe vonesë në përpunimin e mjeteve.


