• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VONESA PËR DEKLARIMIN E ORTAKËRISË/ Masat që do të ndermeren dhe afatet
Home
Ekonomi

VONESA PËR DEKLARIMIN E ORTAKËRISË/ Masat që do të ndermeren dhe afatet

26 January, 2019 k.autor Ekonomi

Bizneset që nuk do të deklarojnë në kohë ndryshimet në strukturën e ortakërisë, brenda 30 ditëve, do të ndëshkohen me masa administrative, që arrin deri në 100 mijë lekë. Një ndryshim në ligjin “Për regjistrimin e biznesit” synon të rregullojë pikërisht këtë hallkë. “Aplikimi për ndryshimin e ortakut dhe strukturës së ortakërisë të personit juridik bëhet brenda 30 ditëve nga data e ndryshimit faktik të ortakut dhe strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji”, thuhet në draft-ligjin e nxjerrë tashmë për konsultim.

Në rastet kur nuk respektohet ky afat, ndryshimet ligjore parashikojnë edhe masa administrative si gjoba. Konkretisht, moskryerja e detyrimit për regjistrimin e ndryshimit të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë të personit juridik, brenda 30 ditëve nga data e ndryshimit faktik të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë.

Për shoqëritë aksionare, mosplotësimi i detyrimit të përcaktuar në pikën 4, të nenit 43, të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë. Një tjetër ndryshim lidhet me personat që mund të bëjnë aplikimin fillestar për regjistrimin. Kështu, në nenin 26 pika 3 bëhet një ndryshim, ku nënvizohet se “aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet bashkërisht nga të gjithë themeluesit ose nga administrator i shoqërisë, ose nga çdo person i autorizuar prej tyre.

Aplikimi për regjistrimet e tjera bëhet nga personat përgjegjës për përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët ose çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për regjistrimin e veprimeve juridike, që lidhen pjesëmarrjet, kuotat apo aksionet, mund të kryhen gjithashtu edhe nga anëtari, ortaku apo aksioneri, të cilit këto i përkasin”.

Konsultimi i projektligjit
Ndryshimet në ligjin “Për regjistrimin e biznesit” janë nxjerrë për konsultim në një paketë bashkë me ligjin “Për procedurat tatimore” si dhe atë “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”. Një tjetër ndryshim lidhet me personat që mund të bëjnë aplikimin fillestar për regjistrimin. “Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet bashkërisht nga të gjithë themeluesit ose nga administrator i shoqërisë, ose nga çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për regjistrimet e tjera bëhet nga personat përgjegjës për përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët ose çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për regjistrimin e veprimeve juridike, që lidhen pjesëmarrjet, kuotat apo aksionet, mund të kryhen, gjithashtu dhe nga anëtari, ortaku apo aksioneri, të cilit këto i përkasin”, citon relacioni i projektligjit.

Transaksionet me biznese me status pasiv gjobiten
Bizneset e rregullta që kryejnë transaksione me subjekte në status pasiv do të gjobiten. Ligji për procedurat ka hyrë në fuqi dhe tatimet kërkojnë që të bëhet kujdes në këtë drejtim. Ndërkaq, në ligj janë bërë një sërë ndryshimesh të tjera, të cilat vendosin kufizime për hapjen e nipteve për personat fizikë si dhe detyrojnë subjektet të paguajnë detyrimet përpara se të kalojnë në statusin pasiv. Aktualisht pritet që ligji të kompletohet me aktet nënligjore për zbatimin më efikas dhe synohet që me këto ndryshime të minimizohet evazioni fiskal dhe të zgjerohet baza e tatimpaguesve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Si u ekzekutua Edip Tërshana pas promemories së famshme që i bëri Enverit nga burgu
Previous article "SHUMË I VJETËR DHE I KUSHTUESHËM"/ Kur Chelsea i tha "JO" Contes për...

k.autor

Postime të ngjashme

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri? Ekonomi

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT