Për kryebashkiaken Voltana Ademi, nuk mund të krahasohet me qytetin e Vlorës, siç kryeministri Edi Rama tha një ditë më parë në Kongresin e Partisë Socialiste. Sipas Ademit, Vlora ka një situatë të rënduar kriminalitet me 20 të zhdukur, 13 vetëm në 2018-ën. Por kryebashkiakja ndoshta ‘harron’ se vetëm në 8 muajt e fundit në Shkodër kanë ndodhur 9 vrasje.
Reagimi i Voltanës:
Vendi nuk bëhet me batuta. Shkodra nuk mund të bëhet si Vlora me 20 të zhdukur, 13 ndër të cilët janë zhdukur në vitin 2018. Shkodra ka qenë gjithmonë nën presionin e qeverisë, e cila ka dhënë 0 investime për Shkodrën’.
Cfarë tha Rama dje:
Ju në Shkodër shikoni Vlorën dhe pyesni veten a doni që dhe Shkodra të ndryshojë si Vlora, nëse po ne jemi gati edhe për ju, me gjithë zemër plot me ide, pasion, vullnet, për ta ndryshuar më në fund edhe Shkodrën, siç ndryshuam thellësisht Vlorën