Është arrestuar “truri” i grupit kriminal të Shijakut në vijim të megaoperacionit “Vol-vo 4”.
Ai eshte Hekuran Hoxha, 48-vjeç, banues në Xhafzotaj. Urdhërarresti është ekzekutuar mbrëmjen e sotme, një ditë pas lëshimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Hekuran Hoxha njihet si kreu i një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali në Turqi, ku trafikonte edhe heroinë. Grupi i Shijakut porositi ngritjen e laboratorit të heroinës në Has i cili u zbulua në tetor 2018.
Hekuran Hoxha është arrestuar edhe në vitin 2009 si i dyshuar për trafikimin e rreth 400 kg heroine në Itali.
Veç kësaj, dy vite më pas, Hekurani permendet si trafikant i rrezikshem droge në Turqi.
Çfarë ndodhi në 2011:
Mediat turke kanë shkruar disa herë për aktivitetin e shtetasi Abdulselam Turgut, personazh i njohur në Turqi. Ai, me sa duket, nuk ka udhëtuar rastësisht në Shqipëri në shkurt të 2011. Si një trafikant ndërkombëtar droge, ai mund të ketë pasur edhe më parë bashkëpunëtorë shqiptarë. Gazeta turke “Hyrriet” shkruante se Abdulselam Turgut ka pasur lidhje me një grup shqiptarësh të arrestuar në Durrës për sasi të mëdha heroine. Sipas medias turke, personat që kanë pasur lidhje me turkun kanë qenë Hekuran Hoxha.
Në Turqi mësohet se këta shtetas, në bashkëpunim me Abduselam Turgut, ishin akuzuar për trafikimin e një sasie prej 30.5 kilogramësh heroine të pastër. Prokurori turk i çështjes ka pohuar se Abdulselam Turgut ka pasur një marrëveshje me shtetasit shqiptarë për trafikimin e ngarkesës së drogës nëpërmjet Shqipërisë në Europën Perëndimore. Nga ana tjetër, shtetasit shqiptarë që përmenden në median turke si të lidhur me “peshkun e madh” të narkotrafikut, kanë dosje penale edhe në Shqipëri. Më 10 shtator 2010, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi pesë persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Aksioni u zhvillua në qytetin e Shijakut, ku ranë në pranga shtetasit Hekuran Hoxha, 38 vjeç nga Shijaku, i cili njihet me pseudonimin “Roni”.
/AlpeNews.al