Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi i është përgjigjur ministres Lindita Nikolla par reagimit të kësaj të fundit që replikoi me Bashën. Me anë të një deklarate zyrtare deputetja Vokshi, ka thënë se ministrja duhet ta kishte thyer heshtjen duke u kërkuar ndjesë nxënësve dhe familjarëve.
Më tej ajo shton se duhet të heshte sot dhe jo të sulmonte opozitën, sepse qeveria e saj dëshmoi që nuk e ka prioritet arsimin.
Reagimi i plotë i Vokshit
Eshte tronditese kur nje nene, nje grua, nje deputete, nje ministre si Lindita Nikolla, ne vend qe te mbaje pergjegjesi per rrezikimin e shendetit te nxenesve ne Shupenze te Bulqizes sulmon opoziten dhe Kryetarin e saj per faktin e vetem se Basha percolli shqetesimin publik per helmimin e te rinjve.
Lindita Nikolla duhet ta kishte thyer heshtjen duke u kerkuar ndjese nxenesve dhe familjareve te tyre per helmimin e shkaktuar. Kjo eshte me e pakta, sepse ne vende te tjera kolege te Lindita Nikolles japin doreheqjen, kur sistemi qe drejtojne deshton ne sigurimin e jetes se femijeve ne shkolle nga pakujdesia apo nga korrupsioni.
Lindta Nikolla duhet te heshtte sot dhe jo te sulmonte opoziten, sepse qeveria e saj deshmoi qe nuk e ka prioritet arsimin. Buxheti i vitit te ardhshem do te investoje ne arsim njesoj si vendet e pazhvilkuara afrikane, duke bere hapa mbrapa, krahasuar edhe me vitin 2013.
Lindita Nikolla duhet te heshtte sot edhe sepse ne dy vitet e fundit 26 mije femije shqiptare e kane braktisur Shqiperine si rezultat i rrenimit te vendit nga papergjegjshmeria e qeverise se Edi Rames.


