Një 37-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi ka vjedhur dy karroca fëmijësh dhe është larguar nga vendngjarja duke mohuar më pas edhe krimin ekryer në Polici.
NJOFTIM I POLICISË
Më datë 17.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.B., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi gjatë natës në rrugën “Xhavit Demneri”, pallati 78/7, dyshohet se ka vjedhur 2 karroca fëmijësh, në pronësi të shtetasit H.G., vjeç 32, banues në Tiranë. Po punohet për kapjen e B.B. Neni 134 i Kodit Penal.