Një tentative grabitje të një banke e nivelit të dytë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës. Autori i grabitjes është Kreshnik Margjoni, 24 vjeç nga Rresheni banues në ish-Kënet të Durrësit, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.
Si ndodhi ngjarja:
Ai ka hyrë në ambientet e bankës me një thikë në dorë, dhe nën kërcënimin e saj, ka tentuar të marrë xhiron ditore duke terrorizuar punonjësen e arkës.
Punonjësit e bankës kanë lajmëruar policinë, e cila në kohë rekord bëri të mundur arrestimin e autorit 24-vjeçar.
Ai akuzohet për tentativë grabitjeje të armatosur e me dhunë.



