Një 66-vjeçar shtetas shqiptar, me banim në Tiranë është kapur nga Policia teksa po vidhte një celular në një prej dyqaneve të kryeqytetit.
Shtetasi është shoqëruar nga Policia në ambjentet e Komisariatit nr.4.
NJOFTIMI I POLICISË (Komisariati nr.4)
Më datë 20.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.H, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në ambientet e një marketi i ka vjedhur celularin tip “Samsung S3”, shtetases R.M, vjeçe 48, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.


