• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VODHI 3.1 MILIONË EURO NË GJERMANI”/ Çfarë vendosi gjykata për SUPER hajdutin shqiptar. PASURIA (EMRI)
Home
Breaking News

“VODHI 3.1 MILIONË EURO NË GJERMANI”/ Çfarë vendosi gjykata për SUPER hajdutin shqiptar. PASURIA (EMRI)

17 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar më 12 vjet burgim një 40-vjeçar shqiptar, i shumëkërkuar nga drejtësia gjermane.

Ai u gjykua në Shqipëri për grabitjet e kryera në Gjermani, si pjesëtar i një grupi kriminal shqiptarogjerman, që kryenin vjedhje me thyerje, në dëm të sipërmarrjeve të mediave në të gjithë Europën, ndërsa referuar hetimeve, grabitjet kapnin shumën e 3.1 milionë eurove.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha verdiktin final për Dervishin, duke e shpallur fajtor për tri raste të grabitjeve në vitin 2011, si dhe për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa e shpalli të pafajshëm për 3 raste grabitjesh, të ndodhura në vitin 2009. Gjithashtu, është bërë konfiskimi i disa makinave që ka në pronësi Dervishi, duke kaluar në favor të shtetit.

Referuar letërporosive të mbërritura nga Gjermania, rezultonte se janë vërtetuar veprat në këto episode:

Gjatë natës së datës 3 gusht 2011, në firmën “P.Smehyl MedientechniK”, ku janë vjedhur kamera shumë të shtrenjta me vlerë rreth 100 mijë euro.

Në datën 5 gusht 2011, në firmën “Cine +Media Project Gmbh”, ku janë vjedhur kamera filmike dhe objektivë me vlerën prej 2 milionë e 200 mijë euro.

Në hapësirën kohore nga data 22 janar 2011 deri në datën 23 janar 2009, në firmën “Arri rental gmbh” janë vjedhur kamera dhe mediateka në vlerën 800 mijë euro.

HETIMET

Gjithçka ka nisur në vitin 2013, kur autoritetet gjermane, pas hetimeve të kryera, kishin krijuar dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim, Klaudjos Dervishi, ishte anëtar i një bande shqiptaro-gjermane, e cila ishte krijuar me qëllim për të kryer vjedhje me thyerje, në dëm të sipërmarrjeve të mediave në të gjithë Europën.

Ata, në mbështetje të Konventës Këshillit të Europës për ndihmën e ndërsjellë juridike, në fushën penale”, u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare nëpërmjet letërporosisë, me objekt “kontrolli dhe konfiskimi i aseteve në kuadër të një procesi hetimor kundër Klaudjos Dervishit”.

Sipas autoriteteve gjermane, duhej urdhëruar ngrirja e aseteve për sigurimin e të drejtave civile të palës së dëmtuar, sepse ekzistonte shqetësimi se personi nën hetim, pas marrjes dijeni për situatën objektive dhe ligjore, do të bënte gjithçka për të zhvendosur pasurinë e tij.

Sipas informacioneve të tyre, malli i vjedhur ishte dërguar dhe përdorur në Shqipëri. Ndërkohë, po në vitin 2013, është bërë edhe konfiskimi i një hoteli në pronësi të Dervishit.

“Në kërkesën e saj, Prokuroria ka parashtruar se nga hetimet e autoriteteve gjermane të drejtësisë, ka rezultuar se shtetasi Klaudjos Dervishi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka realizuar në disa episode vjedhje me dhunë/thyerje në sasi të mëdha që kap vlerën prej 3.129.616,000 (tre milionë e njëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë) euro.

Duke dyshuar se këto sende të vjedhura (kamera dhe aksesorë të tyre) janë shitur në Shqipëri, në kërkesën për ekzekutimin e letërporosisë kërkohet konfiskimi i aseteve dhe ushtrimi i kontrollit dhe sekuestrimit të sendeve në ambientet e disa televizioneve private në vend”, shkruhej në vendimin për ekzekutimin e letërporosisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SIGURI NUK E DINIT/ Ja cili person ja vuri Arkimedit emrin e famshëm "Stresi"
Previous article E PAZAKONTË/ Shakira "lufton" me sigurinë për të puthur fansin në skenë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT