Shkaterrohet banda e grabitesve qe kishte bere kerdine me vjedhje ne banesat e lojtarëve të Real Madridit dhe Atlético kohëve të fundit.
Mediat e huaja shkruajne sot se operacioni eshte zhvilluar nga Njësia Qendrore Operative e Gardës Civile dhe Njësia Organike e Policisë Gjyqësore në Madrid dhe ne pranga kane rene kater persona, si anetare te bandes, pjese e nje organizate kriminale, perbere kryesisht nga shtetas shqiptare.
Njeri prej tyre eshte tashme i idenfikuar si shqiptari me incialet M.Z, i cili ishte ne akuze per vjedhjen e dhunshme ne banesen e aktorit te njohur José Luis Moreno, në vitin 2007.
Operacioni i kryer midis qyteteve Madrid dhe Toledo, ku u arrestuan kriminelët e dyshuar, u pasua edhe me sekuestrimin e sendeve me vlerë që janë vjedhur nga shtëpitë e futbollistëve.
Midis xhevahireve dhe sendeve të tjera, u gjet edhe medaljen e fituar ne Champions, e Thomas Partey.
Shtëpia e tij u sulmua në fillim të muajit, ndërsa ai ishte në Rusi ne duelin e radhes me Lokomotivën e Moskës.
Lojtaret qe ishin shenjester e grabitjes jane emra shume te njohur, si Isco, Zidane, Morata, Casemiro etj, te cilet u vodhen nga banda e hajduteve.
Dita e zgjedhur për të sulmuar shtëpinë e mesfushorit brazilian ishte në derbin e fundit të Madridit midis Madridit dhe Atlético, ndërsa Zidane dhe Isco pësuan grabitjen në të njëjtën ditë.
Policia po heton lidhur me sendet e gjetura nga grabitjet, per te vleresuar me sakte bilancin e grabitjeve.
Ata perdorinin automjete te vjedhura te cilat u nderronin targat sapo mbaronin nje grabitje, ne menyre qe te humbisnin gjurmet.