• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VODHËN NJË SHUMË TË MADHE PARASH NË NJË BIZNES NË LIBRAZHD/ Arrestohen dy “skifterët”, shpallet në kërkim një tjetër
Home
Aktualitet
Kronikë

VODHËN NJË SHUMË TË MADHE PARASH NË NJË BIZNES NË LIBRAZHD/ Arrestohen dy “skifterët”, shpallet në kërkim një tjetër

13 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia, pasi vodhën një shumë parash ditën e djeshme në një biznes në qytetin e Librazhdit. Ndërkohë është shpallur në kërkim një i tretë, që dyshohet se ka bashkëpunuar me dy të tjerët.

‘Finalizohet operacioni policor i koduar “Volareka”, për zbardhjen e vjedhjes së një shume parash në një biznes, ditën e djeshme.

Identifikohen, lokalizohen në Belsh dhe vihen në pranga 2 autorë të dyshuar, njërit prej të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 26-vjeçari, i dyshuar i përfshirë në këtë vjedhje.

Sekuestrohet dhe automjeti i marrë me qira, që u përdor nga autorët e dyshuar, për këtë vjedhje.

Menjëherë pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga një shtetas 58 vjeç, se në biznesin e tij në qytetin e Librazhdit, i kishin vjedhur një shumë parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve të kësaj vjedhjeje.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, brenda disa orësh, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Volareka”. Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar dhe si rezultat i mirëkoordinimit të punës me shërbimet e Stacionit të Policisë Belsh u bë lokalizimi në Belsh dhe arrestimi i tyre, konkretisht i shtetasve: E. D., 22 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Gjithashtu, për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi G. Ll., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet i përfshirë në vjedhjen e parave.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje, rreth orës 10:45, kanë vjedhur 110 000 lekë, në biznesin e shtetasit A. S., 58 vjeç dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Seat” të marrë me qira.

Nga kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një shumë parash e dyshuar e vjedhur në biznesin e kallëzuesit.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. D., më datë 12.04.2024, ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit N. G., 59 vjeç, në fshatin Dragostunjë, Librazhd.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që këta shtetas dyshohen të jenë implikuar. Vijon puna edhe për kapjen e shtetasit G. Ll..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, thuhet në njoftimin e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKIMI I EMIGRANTËVE/ Ish-kryekomunari i Kasharit ndihmonte regjistrimin në gjendjen civile! Zbardhen bisedat e vëllait të tij me një prej trafikantëve
Previous article TENTOI TË VIDHTE NJË PIKË KËMBIMI VALUTOR NË DURRËS/ Vihet në pranga 30-vjeçari, sekuestrohet pistoleta lodër

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT