• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vodhën 530 MILION $/ Zbardhet roli në GRUPIN E SOFISTIKUAR dhe pseudonimet e hakerit nga FIERI që e kërkonte SHBA
Home
Aktualitet
Kronikë

Vodhën 530 MILION $/ Zbardhet roli në GRUPIN E SOFISTIKUAR dhe pseudonimet e hakerit nga FIERI që e kërkonte SHBA

13 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një 25-vjeçar nga Fieri është arrestuar dje nga Policia e Shtetit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA-ja si pjesë e organizatës kriminale “Infraud”, në fushën e krimeve kibernetike.

Hakeri shqiptar, Aldo Ymeraj, i cili njihet edhe me pseudonimet e internetit “Kubanezi”, apo “Yankeeman”, dyshohet të jetë pjesë e organizatës prej 36 anëtarësh, të krijuar në vitin 2010 nga shtetasi ukrainas Svyatoslav Bondarenko, 34 vjeç, shkruan.

Pjesë e këtij grupi ishin edhe dy shtetas nga Kosova, Besart Hoxha, që në internet njihet me nofkën “Pizza” dhe Liridon Musliu që njihet si “Hulk”, të cilët u arrestuan disa ditë më parë.

Ky grup hakerash akuzohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit se ka vjedhur përmes ndërhyrjeve kompjuterike të paktën 530 milionë dollarë. “Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Prokurorinë e Përgjithshme, u kap dhe u arrestua shtetasi Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

Mësohet se ndaj tij ka një urdhër arresti nga SHBA-ja, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Nga 36 personat, ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

GRUPI “INFRAUD”

Grupi i quajtur “Infraud” ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34-vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

Më 7 shkurt të këtij viti, Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje. Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 36 personave, të përfshirë në një skemë globale të vjedhjes në internet, që kanë shkaktuar dëme prej 530 milionë dollarëve.

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, ndihmësprokurori i Përgjithshëm i ShBA-ve, John Cronan, deklaroi se autoritetet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit kanë arrestuar 13 persona nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Kosova dhe Serbia.

“Padia dhe arrestimet shënojnë një nga ndjekjet më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë në fushën kibernetike nga Departamenti i Drejtë- sisë”, tha Cronan. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë bërë të ditur se ata kanë bërë kërkesë për ekstradimin e tetë të pandehurve nga vendet jashtë SHBA-ve.

Aktakuza e ngritur nga prokurorët amerikanë liston 117 vepra të kriminalitetit kibernetik nga anëtarët e këtij grupi të hakerave e që përfshin keqpërdorime me karta të kreditit dhe shitje të informacioneve të vjedhura në internet. Sipas prokurorëve amerikanë, ky grup hakerash funksionon prej 7 vitesh.

Në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë thuhet se për arrestimin e të dyshuarve jashtë SHBA-ve, ka bashkëpunuar me institucionet e vendeve përkatëse, përfshirë këtu edhe Shqipërinë e Kosovën.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjykata e nxorri nga shtëpia pas problemeve me burrin, shqiptarja tregon ORIGJINEN dhe bën aktin ekstrem
Previous article FOTO/ Makina luksoze u përmbys në mes të autostradës Tiranë-Durrës. PAMJET NGA AKSIDENTI

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT