• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VODAFONE/ Fundjavat e verës janë emocionuese… edhe kur bie shi!
Home
Ekonomi

VODAFONE/ Fundjavat e verës janë emocionuese… edhe kur bie shi!

27 June, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Në këto ditë të çoroditura klimaterike, është bërë krejt normale që ndërsa jeni duke bërë plane fundjave me veten apo me miqtë, koha nxihet e tëra. Sa hap e mbyll sytë gjithë planet t’i merr me vete era dhe shiu i çmendur, që të troket me forcë në xham nëse të gjen brenda apo më keq akoma, të bën qull nga koka tek këmbët, nëse të kap befasisht jashtë.

Por s’ka gjë ! Ka gjithmonë një zgjidhje për t’ja kaluar bukur. Me ose pa shi, brenda apo jashtë Tiranës, fundjava mund të shkojë për mrekulli me një telefon ndër duar, e sidomos me ofertat fantastike që të ofrojnë mundësi për të naviguar sa më shumë në internet, dhe postuar fotot tuaja nga udhëtimet e fundjavës.

Si për ironi të fatit, dy prej paketave që po qarkullojnë që prej 22 majit, quhen “Summer Weekend”. E ku ta dinte Vodafone se në këtë fillim vere do të bëhej nami me shi e stuhi!

Po prap s’ka gjë ! Pas shiut del gjithmonë diell, kështu që këto paketa, që për momentin mund t’i shijoni nën shi, sigurisht që do t’ju kënaqin edhe nën çadrat e plazhit e bregut të detit.

Vera do të jetë e gjatë e padiskutim emocionuese. Fundjavat do të të bëhen edhe më interesante, kudo që të jeni, me dy paketat “Weekend” dhe “4Weekend” të “Summer Weekend”.

Në qofshi klientë me parapagesë apo me kontratë këto paketa do të mund t’i aktivizoni kur të dëshironi gjatë javës por do të mund ti konsumoni vetëm vetëm gjatë fundjavës, nga ora 00:01 e ditës së shtunë e deri në orën 23:59 të se dielës.

Paketën “Weekend” që përmban 3GB për 200 lekë, mund ta blini në çdo ditë të javës është e vlefshme vetëm gjatë fundjavës aktuale. Ndërsa paketa “4Weekends” që përmban 12GB për 600 lekë, është e vlefshme për katër fundjava rresht, të përdorshme vetëm ditë të shtunë dhe të dielë. Ndërkohë që për klientët me kontratë Vodafone RED, paketa “Weekend” me 3GB e përfitojnë çdo fundjavë falas.

Nëse jeni klientë me parapagesë, kanalet e aktivizimit janë E-top Up dhe My Vodafone ndërsa nëse jeni klientë me kontratë ose RED, mund t’i aktivizoni këto paketa vetëm nga MyVodafone. Mjafton të futeni çdo javë në My Vodafone tek Paketa & Shërbime – Paketa Weekend dhe kështu mund t’i aktivizoni fare lehtë çdonjërën prej këtyre paketave. Do t’ju vijë një mesazh njoftues, si në momentin e aktivizimit të paketës edhe në momentin e përdorimit të saj.

Pas kësaj s’ju mbetet gjë tjetër veçse ta shijoni fundjavën emocionuese, qoftë nën shiun e verës, apo nën diellin e saj përvëlues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Legjenda angleze bekon Kejnin: Është një futbollist i shkëlqyer dhe mund të...
Previous article E BUJSHME/ Sulmuesi i kombëtares drejt ekipit prestigjoz në Spanjë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT