Një ngjarje e rëndë është zbuluar mëngjesin e sotëm. Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në lagjen ‘Pavarësia’.
Viktimat janë një burrë dhe një grua, të cilët janë gjetur të pajetë.
Dy persona raportohet se kanë humbur jetën në Vlorë për shkak të rrjedhjes së gazit në apartament.
Ata jane identifikuar si Rrok Tata dhe Prenda Tata, burrë dhe grua. Nga hetimet e para dyshohet se ata kanë gjetur vdekjen që dje, por janë gjetur të pajetë vetëm sot.
Ne vend kane shkuar forca te policise dhe ambulanca, nderkohe qe po hetohet per zbardhjen e plote te ngjarjes.
NJOFTIMI ZYRTAR
Më datë 22.12.2017, rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ”Pavarsia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr.T., në lagjen ”Pavarsia”, si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr.T. 60 vjeç dhe P.T., 56 vjeç.
Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/syri





