Gjatë natës së mbrëmshmë janë djegur 3 makina në qytetin e Vlorës, dyshohet se djegia është e qëllimshme. Në lagjen “24 Maji” në orën 01:45 një makine tipit “BMW” X5 me targa AA200MZ, dhe një makinë e llojit “Benz” me targa AA171RX, të dyja makinat në pronësi të Ermelind Abazi.
Gjithashtu në Bishan është djegur një tjetër makinë në nënkalimit e Bishanit, makina e llojit ” Volswagen” me targa AA120PZ në pronësi të Klement Trokaj. Makina në Bishan ka marrë flakë në ecje e sipër, ende nuk dihen shkaqet.
Policia është në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen e ndodhur, dhe identifikimin e autorëve.


