Dy bombola gazi shpërthyen në katin e dytë të një ndërtese në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës.
Fatmirësisht nuk ka patur dëmtime në njerëz. Në momentin që kanë shpërthyer dy bombolat e gazit, në banesë nuk ka patur asnjë nga të zotët e shtëpisë.
Zjarrfiksen e kanë lajmëruar komshinjte. Mbërritja në kohë e zjarrfikseve dhe vënia nën kontroll e zjarrit ka shmangur rrezikun për përfshirjen nga flakët edhe të apartamenteve të tjera.
Banorët thanë se flakët rrezikuan jo vetëm ata, por edhe kalimtarët në momentin e shpërthimit.
Dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, ndërsa hetimet kanë nisur për të saktësuar shkaqet e zjarrit.


