Në Vlorë është pezulluar lundrimi detar, për shkak të motit të keq dhe erës së fortë.
Trageti i linjës me Brindisin nuk do te lundrojë drejt Italisë. Lundrimi është pezulluar edhe për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit.
Forca e detit shkon 6 ballë në gji dhe 7 deri në 8 ballë në det të hapur.


