• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kapet gomonia me  kanabis në Vlorë, trafikantët arrijnë të shpëtojnë/ Detaje të reja
Home
Breaking News

Kapet gomonia me kanabis në Vlorë, trafikantët arrijnë të shpëtojnë/ Detaje të reja

24 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin detaje të reja nga kapja e gomones së mbushur me drogë në Vlorë gjatë natës. Mësohet se sasia e grogës në gomone ka qenë 1.5 ton kanabis sativa. Gomonia është kapur disa milje larg bregut të Vlorës, në ujrat ndër-teritoriale.  Policia ende nuk ka bërë të mundur kapjen e skafistëve të cilët janë larguar momentet e fundit kur mjeti pësoi avari.

UPDATE/7:40

Një gomone rreth 8 m e gjatë e dhe me motor shunë të fuqishëm ngarkuar me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis, është kapur disa milje larg ujërave ndërkufitare në Vlorë.

Aksioni u krye nga D.V.P.Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza, të cilat vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.Trafikantët e drogës arrijnë të largohen, pasi nxjerrin mjetin lundrues në breg, ndërkohë që policia vijon të krehë zonat përreth Vlorës për të rënë në gjurmët e tyre.

Policia sqaron se kishte informacione për nisjen e një ngarkese me lëndë narkotike nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë. Ngarkesa e kanabisit është transportuar pranë ambienteve të policisë së Vlorës, për të bërë peshimin e saj.
Njoftimi i Policise:
Vlorë

Kapet një gomone e ngarkuar me kanabis; policia në kërkim të trafikantëve.

D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.

Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujrave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.

Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj. Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Besiktas bën ofertë për Welbeck, Arsenali jep përgjigjen zyrtare
Previous article Një profil tjetër i këngëtares! Koha kur Nora Istrefi u ‘martua’ me Besim Dinën (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT