Dy shpërthime janë shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Ka qenë ora rreth 02.00 kur është vendosur një sasi eksplozivi në një banesë. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të një familje pranë komisariatit. Shpërthimi ka qenë tejet i fortë ndërkohë që ka dëmtuar dy katet e pallatit. Për pasojë disa banesa janë dëmtuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje menjëherë duke marrë në pyetje dhe të riun që jetonte në banesën që iu vu eksploziv. Ai është shprehur se nuk di të ketë konflikte. Mamaja e tij është dërguar në spital pasi është tronditur. Ndërsa, shpërthimi i dytë ka ndodhur në një banesë në afërsi të Bashkisë së Vlorës.




