Një grua e moshës 35 vjeçe banuese ne qytetin e Vlorës, ka bërë një denoncim në polici. Duke ju referuar njoftimit të policisë për këtë ngjarje mësohet se grua ka treguar dhunën që burri ushtronte mbi të. Ajo ka kërkuar urdhër mbrojte, pasi shtetasi A.H. 45 vjeç ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike. Pas denoncimit gruaja është marrë në mbrojtje dhe materialet janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi nga policia
Më datë 05.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Dh.H, vjeç 35, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, A.H, vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”


