Mëngjesin e sotëm qyteti i Vlorës është zgjuar në zjarr. Një automjeti tip Benz i kanë vendosur flakën në mes të qytetit. Automjeti që u përfshi nga flakët ishte me targa AA 777 Kp dhe ishte në pronesi të Eduard Alikajt.
Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ”Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ”Benz” , në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj. Një emër jo i panjohur për policinë.
Mjeti ka qënë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.
AlpeNews.al


