Një automjeti në qytetin e Vlorës i është vendosur një sasi lënde shpërthyese mëngjesin e kësaj të hëne. I plagosuri quhet Ines Hajrulla mbeti I plagosur rëndë dhe është në rrezik për jetën, pasi ka humbur njërën këmbë dhe rrezikon të humbasë dhe tjetrën.
Kjo nuk është hera e parë që në qytetin e Vlorës ndodhin të tilla raste pasi edhe më herët ka pasur disa atentate me bombë të tëlekomanduar.

Një sasi eksplozivi shpertheu në një makinë në qendër të qytetit. Nga shpërthimi ka mbetur i vdekur gjyqtari Skerdilajt Konomi.
Bomba ishte vendosur në makinë me targa VL 6383 dhe ka shpërthyer në momentin e hyrjes së gjyqtarit në makinë.
21 janar 2014
Kryekomunari i Qendrës, Fredo Berberi po lëvizte me makinën e tij “Benz” ML me targa AA167 DV në drejtim të zonës së Skelës kur një sasi eksplozivi shpërtheu duke e lënë atë të plagosur rëndë. Berberi shprehej se nuk kishte konflikte me askënd.
28 gusht 2014
Isuf Brahimaj, 43 vjeç, u ekzekutua me një bombë të vendosur në automjetin e tij tip Mitsubishi me targa AA 848 JX. Shperthimi ndodhi ne oren 07:15 dhe automjeti ishte ne ecje nga Skela ne drejtim te daljes se Vlores, ne vendin e quajtur Rruga Transballkanike, rrethrotullimi i sheshit “Omonia”.
10 Prill 2017
Një pako me lëndë shpërthyese u gjet mëngjesin në nje automjet ne Vlore. Ai i përkiste Bashkim Brahimajt, biznesmen ne qytetin bregdetar. Ai po dërgonte vajzën në shkolle, kur ka zbuluar eksplozivin sapo ka hapur derën e makinës. Brahimaj ka njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar provat ne vendin e ngjarjes. Bashkim Brahimaj është vëllai i Isuf Brahimajt i mbetur i vrarë në atentatin me eksploziv në gusht të 2014.
Përgatiti: AlpeNews.al




