Bashkia e Vlorës ka paraqitur ofertën e saj turistike në panairin e turizmit të zhvilluar në Leçe të Italisë. Për tre ditë me radhë në Panairin ‘Biznes-turizëm dhe menaxhim’ stenda me foto të zonës historike tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të shumtë ndërsa operatorët turistike ofruan mundësitë e tyre akomoduese për kompanitë italiane të turizmit.
Kryebashkiaku Dritan Leli ftoi italianët të vizitojnë qytetin shqiptar përtej detit. Sipas tij, promovimi i turizmit në arenën europiane është me rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të qytetit.
Ne panairin 3 ditor biznese vendase të qytetit të cilët kontribuojnë në fushën e hotelerisë dhe turizmit patën mundësinë të shpalosin aktivitetin e tyre për qytetarët italianë që e vizituan atë.


