• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VLORA E MBAJTI FJALËN, TA MBAJË DHE META”/ Gjiknuri: Nuk provokova, e citova. S’ka pasur komplote…
Home
Zgjedhjet 2021

“VLORA E MBAJTI FJALËN, TA MBAJË DHE META”/ Gjiknuri: Nuk provokova, e citova. S’ka pasur komplote…

27 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Drejtuesi politik i PS në Vlorë dhe kandidati për deputet Damian Gjiknuri i ka kërkuar sot Presidentit të Republikës Ilir Meta të mbajë fjalë, siç e mbajti Vlora duke iu referuar deklaratës për dorëheqjen. Në një bisedë me gazetarin Sokol Balla në News24 ai tha se nuk ishte provokim, por një citim i fjalës së Presidentit.

“Unë citova ato që kanë thënë Ilir Meta në publik. Aq më tepër që Presidenti erdhi si aktor i mirëfilltë elektoral, duke akuzuar dhe aktorët lokal të opozitës dhe e ktheu në një betejë personale, duke akuzuar qytetarët vlonjatë që ia kthyen përgjigjen me votë. Nuk provokova, por citova atë që ka thënë ai. Kur je figurë publike je skllav i fjalës tënde”, tha Gjiknuri.

Sa i përket akuzave për komplote dhe takime me zëvendës kryetarin e LSI-së Luan Rama, ai tha se nuk ka pasur asnjë komplot dhe se mund të jetë takuar në rrugë me z. Rama ashtu si me kreun e listës së PD, Bujar Leskaj.

“Janë gjëra aq banale sa më vjen keq që Presidenti bie në një nivel të tillë. Presidenti nuk ka punë fare se çfarë bëjnë aktorët lokalë elektoralë. Nuk ka asnjë takim apo komplot kundër interesave të LSI. Unë kam takuar rastësisht në rrugë dhe Bujar Leskaj dhe Luan Ramën. Mund të takoj këdo. Ma mbajnë si pikë të dobët që jam i qetë në politikë. Nga kjo pikëpamje është absurde një akuzë për komplote të tilla. Nuk i bën nder zyrës që përfaqëson.
Nga analiza ime, unë mendoj që e dëmtoi vetë LSI-në sepse pati konfuzion. Nëse dekapiton kreun e listës, elektorati çdo votë që do hidhte do i shkonte kreut të listës. Të akuzosh se ka tradhtuar bashkëshorten tënde dhe i la të nënkuptojë që të votonin përfaqësuesit e PD.
Mendoj që Presidenti i Republikës ka kontribut në rënien e LSI-së në gjithë vendin. Hyrja veç e PD dhe LSI çdo mandat i hequr nga LSI rriste probabilitetin e marrjes nga PS”, tha Gjiknuri.

Sa i përket fushatës ai deklaroi se iu bë më e vështirë, por dhe më e rafinuar me ndërhyrjen e Presidentit.
“Mua mu bë e vështirë sepse ardhja e presidentit, e bën fushatën të vështirë, por kjo e rafinon betejën dhe e bën më interesante, nga kjo pikëpamje tërmeta krijoi tërmetin. Unë nuk thashë asnjë fjalë për opozitën, nga deklaratat e mia, s’kemi pasur akuza për njëri-tjetrin. Nuk kemi hedhur akuza për kundërshtarët. Fushata ishte e qetë. Unë e falënderoj Bujar Leskajn për fushatën shumë qytetare që ka bërë dhe marrëdhënien korrekte me ligjin dhe elektoratit, edhe Luan Rama të njëjtën gjë”, deklaroi Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Numërohen 80% e votave në Durrës, PS kryeson. LSI rrezikon të humbasë mandatin e vetëm
Previous article ZGJEDHJET/ Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Lezhës, PD merr 4 mandate. 3 PS, LSI nuk siguron asnjë

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT