Pas heshtjes së opozitës për çështjen “Babalja”, duket se Albert Veliun ka kush e kujton në këto ditë të vështira për të.
Në qytetin e Vlorës, me qëllim thithjen e turistëve është emërtuar një restorant me emrin “Babalja”.
Duket se emri i ri ka shërbyer që pronari i lokalit të shtojë klientelën.
Emri 45 vjeçarit nga Novosela u bë i njohur pas një skeme mashtrimi që ai ngriti me suportin e “selisë blu”, për të sjellë një bisedë të sajuar me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Veliu trazoi opinionin publik për rreth një mnuaj deri sa u demaskua loja për të futur në kurth ministrin Xhafaj.