• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VLERËSIMI I PRONAVE/ Skema e vitit 97, ATP nis vlerësimin financiar për 8500 dosjet e mbetura
Home
Sociale

VLERËSIMI I PRONAVE/ Skema e vitit 97, ATP nis vlerësimin financiar për 8500 dosjet e mbetura

14 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur nga puna për vlerësimin financiar të vendimeve të pas ’97-s. Gjithsej janë 8500 dosje, të cilat do të kalojnë në skaner, ku në mënyrë të detajuar do të verifikohet i gjithë dokumentacioni që disponohet. Qëllimi është përcaktimi i vlerës së kompensimit mbi bazën e skemës së re.

Kështu, për çdo sipërfaqe truall të njohur do të hidhet dritë mbi statusin që kjo pronë ka pasur në momentin e shpronë- simit. Pra, do të jetë zëri kadastral i origjinës, që do të merret si referues për caktimin e masës së përfitimit.

I gjithë ky proces pritet të përmbyllet brenda një periudhe 6 mujore, çka do të thotë se deri në shtator të gjithë pronarët që kanë në duar vendime të formës së prerë, do të kenë mundësi që të njihen me faturën.

Një gjë e tillë është pohuar më herët edhe nga drejtoresha e ATP-së, Jonida Baçi.

“Me ritmet që po ecën procesi i vlerësimit të vendimeve që njohin të drejtën e kompensimit, mendojmë që pjesa e mbetur e dosjeve, që u përkasin viteve 1998-2013, që llogariten rreth 8500 të tilla, do të vlerësohen brenda një periudhe 6 – 9 mujore, që do të thotë se ATP do të përmbushi para afatit 3- vjeçar, nga hyrja në fuqi e Ligjit 133/2015, detyrimin e saj për të vlerësuar të gjitha vendimet që njohin të drejtën e kompensimit”, ka vënë në dukje Baçi.

Vlerësimet do të bëhen duke ruajtur rendin kronologjik të vendimeve, pra, të parët që do të njihen me masën e përfitimit do të jenë ata me vendime të ’98-s për të vijuar me ato të ’99-s e kështu me radhë deri në 2013. Shumica e vendimmarrjeve, siç bëhet e ditur nga ATP, janë të periudhës 1993-1998. Në këto kushte, pjesa dërrmuese e dosjeve i takojnë kësaj fashe kohore.

Gjithsej janë rreth 26 mijë vendime të formës së prerë që presin të ekzekutohen. Në harkun e dy viteve, nga hyrja në fuqi e ligjit të ri e deri më tani, agjencia ka përfunduar vlerësimin për 67% të vendimeve përfundimtare, që kanë njohur të drejtën e kompensimit.

“Me përfundimin e procesit të vlerësimit financiar të vendimeve përfundimtare të vitit 1997, si dhe nga përditësimi i regjistrit të vendimeve për vitet 1993 – 1996 numri total i vendimeve të viteve 1993 – 1997 që janë vlerësuar financiarisht e publikuar nga ATP, është 17 318 vendime. Me ecurinë e punës së deritanishme, kjo falë edhe sistemit Web-Gis të implementuar, ky proces parashikohet të përmbyllet përpara afatit të përcaktuar në ligj”, është bërë me dije nga ATP.

  • VLERËSIMI

Disa ditë më parë u publikua edhe regjistri me vendimet e ’97-s. Nga 1460 dosje që i takojnë kësaj periudhe, vetëm për 1040 ka përfunduar vlerë- simi ekonomik. Për pjesën tjetër të përfituesve nuk ka ende një faturë, kjo për shkak të mangë- sive në dokumentacion. Këto familje kanë 6 muaj afat për të bërë plotësimin e dosjes në mënyrë që të bëhen pjesë e skemës së kompensimit. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë prona e tyre do të vlerësohet me çmim minimal.

  • SKEMAT E KOMPENSIMIT

Nisur nga ndryshimet e fundit ligjore, të gjitha këto familje që kanë vendime përfundimtare kompensimi, të vlerë- suara financiarisht dhe publikuara nga ATP, në rast se nuk përfitojnë kompensim fizik në ish-pronën e tyre, do të përfitojnë kompensim financiar deri në 20% të faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe për pjesën e mbetur do të kompensohen fizikisht nga fondi tokës në dispozicion të ATP-së.

Gjithsej janë 23 mijë hektarë tokë bujqësore, 50 mijë hektarë sipërfaqe pyjore dhe 170 objekte shtetërore, të cilat do të përdoren për këtë qëllim. Sa i takon fondit financiar, këtë vit janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 4 miliardë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Krahasoi LISTËN e Beratit me Lezhë/ Arben Ndoka i përgjigjet Bashës: Po më detyron të shkoj në PROKURORI
Previous article E do gjysma e Evropës, zgjedh Shqipërinë para Kosovës

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT