• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VLERËSIMI PËR PAQEN/ Kosova më e rrezikuara në rajon
Home
Rajon

VLERËSIMI PËR PAQEN/ Kosova më e rrezikuara në rajon

8 June, 2018 Redaktor2 Rajon

Në Global Peace Index thuhet se shumica e vendeve ka shkuar mbrapa sa i përket vlerësimeve për paqën. Kosova vendi më i rrezikuar në rajon. Konfliktet dhe luftërat kushtojnë në vit rreth 15 bilionë dollarë.

Bota është bërë një vend edhe më i rrezikshëm gjatë vitit të kaluar, thuhet në Raportin Global për Paqën (Global Peace Index). Instituti për ekonomi dhe paqë me seli në Sidney të SHBA-së ka botuar këto ditë raportin e tij të 12 me radhë ku thuhet se gjendja e paqës është keqësuar gjatë vitit të kaluar në 92 vende të botës, ndërsa në 71 është më e mirë. Kjo do të thotë se trendi negativ i keqësimit të gjendjes po vazhdim plot katër vite me radhë.

Kosova është sipas këtij Indeksi vendi më i rrezikuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo renditet në vendin e 92 nga të gjitha vendet e hulumtuara. Shqipëria renditet në vendin e 52 ndërsa Serbia në vendin 54. Nga vendet e Ballkanit më së miri janë renditur Sllovenia (11) dhe Kroacia (27. Mali i Zi është në vendin e 58, Maqedonia  87 dhe Bosnje-Hercegovina 89. Shikuar nga ky sondazh, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë vendet me nivelin më të dobët të paqës stabile në rajon, që nuk befason shumë kur shikohen tendosjet nacionale dhe territoriale në këto vende.

Në raport thuhet se renditja e vendeve bazohet tek disa

Infografik Global Peace Index Veränderung ES

faktorë, siç janë numri i konflikteve në një vend, numri i të vrarëve, raportet me vendet fqinje, niveli i kriminalitetit në shoqëri, numri i refugjatëve, mundësia e shpërthimit të konfliktit dhe demonratratave të dhunshme, shpenzimet e ushtrisë, mundësia e posedimit të armëve… shikuar nga këta parametra, SHBA është në vendin e 121, ndërsa Rusia 154.

Prej Islandës e deri në Siri

Steve Killelea, themelues dhe kryetar i këtij Instituti thotë për Deutsche Wellen se keqësimi i gjendjes në dhjetë vitet e fundit ka të bëjë me shtinimin e numrit të luftërave në radhë të parë në Lindjen e mesme. Në vendin e fundit në këtë listë është Siria, ndërsa pak më lart janë Afganitani, Sudani Jugor, Somalia, Jemeni dhe Libia.

Në dhjetë vendet me nivelin më të lart të paqës janë Islanda, Zelanda e Re, Portugalia, Danimarka,. Kanadaja, Çekia, Singapori, Japonia dhe Irlanda. Përmirësimin më të madh të gjendjes gjatë vitit të kaluar e kanë arritur disa vende në Afrikë, si Gambia, Liberia, Burundi dhe Senegali. Bashkëbiseduesit e DW thonë se gjendja në Evropë është e qetë, por gjendja është keqësuar në 23 nga 36 vendet që janë matur në këtë raport. Një lajm  më i mirë për paqën është se 104 vende të botës i kanë zvogluar të dhënat ushtarake, ndërsa 115 e kanë zvogluar numrin e ushtarëve.

Kostot

Në raportin vjetor përmendet për herë të parë nocioni “paqa pozitive”, ku paqa nuk matet vetëm për nga niveli i konflikteve, por nga strukturat shoqërore dhe zhvillimi i tyre. Instituti llogaritë se shpenzimet për luftëra, konflikte dhe probleme të tjera janë tepër të mëdha – flitet për 2.000 dollarë në vit për person. Nëse si bazë merret numri i popullsisë në botë, (7.627.317.138 vetë), kjo do të thotë se gjatë vitit të kaluara janë shpenzuar 15.254.634.276.000 dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARA SE TË NDODH NJË E KEQE..."/ Postimi i fundit mbrëmë, i kuksianit që VRAU 19 vjeçaren në Tiranë... (FOTO)
Previous article Vdes aktori i njohur, e dashura e gjeti pa jetë në korridorin e shtëpisë

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT