Mediat italiane kanë shprehur vlerësimë të mëdha për futbollistët e Skënderbeut, pas fitores historike ndaj Dinamos së Kievit. Faqja “Tuttomercatoweb”, tregon edhe më të mirët, dhe më të dobëtit e ndeshjes. Ali Soue, është përzgjedhja e ndeshjes.
MË TË MIRËT
Soue – Asist dhe gol për sulmuesin, kartoni I të cilit zotërohet nga Kievo. Sulmues I fortë fizikisht që ha me një kafshatë mbrojtjen e skuadrës ukrainase.
Lilaj – Metronomi I mesfushës shqiptare. Gjen golin nga distanca, që sjell barazimin menjëherë pas avantazhit ukrainas. Në pjesën e dytë, udhëheq fitoren drejt një fitoreje presigji.
Xhejms – Sulmuesi I Skënderbeut shënon golin e 2-1 dhe vrapon si I çmendur për 90 minuta.
Dynamo’s Nikita Korzun (R) fights for the ball with Skenderbeu’s Sabien Lilaj (L) during the UEFA Europa League Group B football match between KF Skenderbeu and FC Dynamo Kiev at the Elbasan Arena stadium in Elbasan on November 23, 2017. / AFP PHOTO / Gent SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)
MË TË DOBËTIT
Bushan – I papërgatitur tek goli I Lilajt, gol I cili I jep një ritëm tjetër skuadrës së Skënderbeut.
Mbrojtja e Dinamos – E turpshme gjatë gjithë ndeshjes. Golat e Skënderbeut vijnë prej gabimeve në linjën e mbrojtjes.
Stadiumi I boshatisur – Zhgënjen spektakli I ofruar nga tribunat e boshatisura në “Elbasan Arena”. Një skenë si ajo e Europa Ligës, meriton një shfaqje tjetër.