• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VLERËSIMI I “STANDARD&POOR’S”/ Mete: Tregues i trendit pozitiv të ekonomisë shqiptare
Home
Ekonomi

VLERËSIMI I “STANDARD&POOR’S”/ Mete: Tregues i trendit pozitiv të ekonomisë shqiptare

24 September, 2023 s.autor Ekonomi

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete u shpreh sot se vlerësimi më i fundit i Shqipërisë nga agjencia prestigjoze Standard&Poor’s është një tregues i progresit dhe trendit pozitiv të ekonomisë shqiptare.

Përmes një komunikimi me medien, Mete u shpreh se agjencitë ndërkombëtare si Standard&Poor’s vlerësojnë aftësinë kreditore të vendeve të caktuara, që do të thotë se ato vlerësojnë se sa gjasa ka një vend për të shlyer borxhet e tij.

“Agjencitë e vlerësimit pasi mbledhin dhe analizojnë informacione për të dhënat ekonomike ai, PBB, inflacionin, politikat fiskale dhe monetare, stabilitetin politik dhe faktorë të tjerë institucionalë të rëndësishëm, gjykojnë sesi vendi menaxhon financat e tij, nëse ka një qëndrueshmëri institucionale, si edhe ecurinë e ekonomisë dhe reformave. Bazuar në këto analiza, agjencia e vlerësimit jep një vlerësim që mund të ndikojë në koston apo interesat e vendit në huamarrje”, u shpreh ai.

Mete theksoi se dje agjencia Standard & Poor’s rishikoi në rritje perspektivën për Shqipërinë, nga e qëndrueshme në perspektivë pozitive, duke konfirmuar vlerësimin B+.

“Ky rishikim, pas gati shtatë vitesh, është një hap në drejtim të grupit të vendeve që konsiderohen me financa publike më të forta. Vlerësimi i përmirësuar është një tregues i progresit dhe trendit pozitiv të ekonomisë shqiptare. Rritja ekonomike ka mbetur e qëndrueshme dhe relativisht e lartë, afro 4% në terma vjetorë, pavarësisht vështirësive që po has ekonomia botërore. Inflacioni u rikthye në trend ulës brenda një kohe relativisht të shkurtër, duke arritur në 4% në muajin gusht 2023. Papunësia ka arritur nivelet më të ulëta historike, prej 10.7% në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, ndërkohë që pjesëmarrja në tregun e punës është përmirësuar ndjeshëm”, theksoi ai.

Ministri shtoi se investimet e huaja vazhdojnë të rriten me ritme të shpejta, duke arritur në afro 700 milionë euro në 6-mujorin e parë të vitit 2023, ndërkohë që turizmi ka patur një zgjerim të jazhtëzakonshëm që kërkon një ndjekje të dedikuar sa i përket përmirësimit të kapaciteteve pritëse dhe shërbimeve të lidhura me industrinë mbështetëse të këtij sektori.

Mete tha se si rezultat i përmirësimit të bilancit tregtar, të ardhurave nga turizmi dhe i investimeve të huaja direkte, ka patur përmirësim të ndjeshëm të ekuilibrit të jashtëm.

Llogaria korrente, rezultati i të gjithë marrëdhënieve të vendit me jashtë, pritet të zbresë poshtë 6% të PBB-së për herë të parë pas 15 vitesh.”Vlerësimi i Standard&Poor’s është pasqyrë e politikave ekonomike, menaxhimit të kujdesshëm fiskal dhe përpjekjeve pozitive në zbatimin e reformave strukturore dhe procesin e integrimit evropian. Në veçanti ulja e nivelit të borxhit publik dhe progresi i reformave kanë qenë një faktor i rëndësishëm për këtë vlerësim pozitiv”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Mete theksoi se “nuk duhet të harrojmë, që këto vlerësime mund të ndryshojnë me kalimin e kohës bazuar në mënyrën se si evoluon situata ekonomike dhe politike e një vendi”.

Ndaj, theksoi ai, “përpjekjet për thellimin e reformave dhe përmirësimin e parametrave ekonomikë dhe të mirëqenies së qytetarëve vijojnë të mbeten thelbësore”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET NË VERI/ Reagon Borrell e Davenport: Autorët të përballen me drejtësinë!
Previous article PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË POGRADEC/ Siguroi kushtet për të vrarë tre persona në një lokal, pranga 41-vjeçarit (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT