• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vlahutin MESAZH nga Thethi: Pronësia, rruga dhe energjia kërkojnë zgjidhje urgjente
Home
Shqipëri

Vlahutin MESAZH nga Thethi: Pronësia, rruga dhe energjia kërkojnë zgjidhje urgjente

22 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka realizuar gjatë një vizite në Theth një takim me banorët e zonës, nga ku u njoh me problematikat kryesore që pengojnë zhvillimin e turizmin e këtij fshati.

Banorët e Thethit përmendën konkretisht si shqetësime; mungesën e çertifikatave të pronësisë, rrugën e amortizuar nga Qafa e Thores në brendësi të fshatit dhe mungesën e energjisë elektrike.

Vlahutin e cilësoi zgjidhjen e çështjes së pronës në Theth si një çështje mjaft urgjente.

“Roli i shtetit është thelbësor, këtë diskutuam edhe me banorët. Kryesorja dhe gjëja e parë që duhet zgjidhur, pasi ka mjaft sensitet është çështja e pronësisë.  Që në hapat e parë kur parlamenti miratoi vite më parë ligjin 7501, banorët këtu ishin kundër dhe refuzuan ta zbatojnë. Kjo pasi ata dinë kufijtë e tokave të të parëve, pra e kanë të qartë kush, si dhe me kë janë fqinj.

Eshtë emergjente kjo zgjidhje sepse ata nuk mund të përfitojnë nga asnjë grant i BE-së, si psh fondet IPARD. Por kjo është e rëndësishme edhe për investitorët që duan të vijnë këtu, pasi pa çertifikatë pronësie nuk mund të bësh asgjë”, ka thënë ajo.

Ambasadorja e BE-së nuk la pa përmendur edhe dy problemet e tjera, si infrastrukturën e dobët rrugore dhe mungesën e energjisë elektrike.

“Nga ana tjetër, infrastruktura është kryesore. Për 8 muaj rruga është e pakalueshme, pasi bllokohet nga dëbora dhe 4 muaj të tjerë të duhet një makinë e mirë të vish, pasi është shumë e amortizuar. Energjia elektrike është gjithashtu problem, rrjeti i amortizuar dhe luhatjet e tensionit. Voltazhi i ulët prish pajisjet, por së dyti pengon biznesin të zhvillohet siç duhet.

Njerëzit këtu kanë ide të qarta si duan të punojnë, ta zhvillojnë këtë hapësirë e të ruajnë tradicionalen, atë që kanë trashëguar e që është thesar i zonës. Pra nevojitet një ndihmë sa më parë. Qeveria, pushteti vendor duhet të krijojnë mundësi zhvillimi.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTON 6 VJEÇARIN NË LALZ/ Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes dhe...
Previous article NGA POGRADECI/ Taulant Balla nis kapjen e peshqve...(VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec Breaking News

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT