• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vlahutin: Hapja e negociatave mundësi reale. Ja shanset për Shqipërinë
Home
Shqipëri

Vlahutin: Hapja e negociatave mundësi reale. Ja shanset për Shqipërinë

26 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin theksoi sot se hapja e negociatave për Shqipërinë nëse BE do ta miratojë nuk do të vijë si një dhuratë, por do të jetë një instrument për të avancuar më tej. Duke folur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ku është mbledhur Këshilli Kombëtar i Integrimit, ambasadorja Vlahutin theksoi se “Javën e kaluar, Mogherini theksoi se Shqipëria ka një mundësi reale për të ecur përpara drejt hapjes së negociatave. Shqipëria ka një mundësi reale për hapjen e negociatave. Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme me reformën në drejtësi. Muajt në vijim do të jenë intensiv për Shqipërinë. Në momentin që këshilli vendos që bisedimet të vazhdojmë roli i parlamentit do të jetë edhe më i rëndësishëm. Negociatat nuk janë një dhuratë, por janë një instrument”.

Në fjalë e saj ajo vuri në dukje se strategjia për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE rikonfirmon fuqimisht mbështetjen e BE për ta bërë së bashku këtë rrugë.

Teksa vlerësoi Shtetin e së Drejtës si përparësinë kryesore të vendeve të rajonit, Vlahutin vuri në dukje edhe një sërë përparësish të tjera: “E para është Shteti i së Drejtës, që është pika kryesore të që matet perspektivë për në BE. Ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore mes vendeve të rajonit dhe BE. Për sigurinë dhe emigrimin janë parashikuar nisma specifike, ku kryesore do të jetë shkëmbimi informacionit. Në fushën socio-ekonomike BE do të fusë një skemë të re që do të nxisin investime private. Do të lehtësohet më tej tregtia mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërlidhja, Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga vendet e BE dhe kjo e bën të rëndësishme ndërlidhje në fushën e transportit, energjisë dhe fushën dixhitale”.

Vlahutin gjithashtu bëri me dije se axhenda e bashkëpunimit do të jetë edhe kryefjala e samitit që do të zhvillohet në muajin maj në Sofje.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi se situata brenda BE nuk është në favor të Ballkanit, por vendosja e një afati dhe një date në horizont i motivon vendet kandidate. Situata brenda BE nuk është në favor të Ballkanit, prandaj përshëndesim qasjen e KE në këtë drejtim. Strategjia e zgjerimit të vendeve të BE ofron një horizont të 2025. Pasja e kalendarëve veçse i motivon vendet e Ballkanit për të ecur me reformat” tha ai.

Më tej, Bushati tha se Shqipëria pret rekomandimin në prill. “Mbetemi me shpresë që në prill komisioni do të rekomandojë nisjen e këtij procesi bazuar mbi logjikën e rekomandimit të 2016. Besojmë që KE do të përshkruajë reformat në dy vitet e fundit”, tha Bushati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Strakosha është super, Shqipëria jo. Norvegjia fiton 1-0
Previous article Rudina ti je?! Rritu e zbukurohu, moderatorja na HABITI me FOTON e fundit

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT