• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vladimir Putin siguron fitoren e pritshme në zgjedhjet presidenciale
Home
Europë

Vladimir Putin siguron fitoren e pritshme në zgjedhjet presidenciale

19 March, 2018 k.autor Europë, Nderkombetare

Vladimir Putini siguroi fitoren e pritshme në zgjedhjet presidenciale dhe do të udhëheqë Rusinë edhe gjashtë vjet të tjera. Sipas anketimeve në qendrat zgjedhore, Putin ka marrë rreth 73 për qind të votave. Udhëheqësi kryesor i opozitës, Alexei Navalny, nuk u lejua të merrte pjesë në garë. Duke folur në një tubim në Moskë pas shpalljes së rezultateve paraprake, zoti Putin tha se votuesit “vlerësuan arritjet e viteve të fundit”.

Votuesit rusë shkuan dje në qendrat e votimit, ndërkohë që ndihmësit e Vladimir Putinit kishin marrë të gjitha masat për t’i dhënë atij një rezultat përtej të zakonshmes.

Disa analistë thonë se helmimi më 4 mars i ish-agjentit rus, Sergei Skripal në tokën britanike, për të cilën Londra ia hedh fajion Moskës, u zgjodh në kohën e duhur për të sajuar një konfrontim me Perëndimin dhe për t’i dhënë Putinit një pjesëmarrje patriotike në zgjedhje. Ky supozim është mohuar nga Rusia, e cila nuk pranon se ka patur gisht në sulmin me agjent nervor.

Megjithatë, për disa votues, ky incident diplomatik ishte faktor në vendimin e tyre.

“Mendoj se qeveria britanike i ka sajuar akuzat. Askush nuk e ka helmuar Skripalin. Vendi ynë nuk ka helmuar askënd”, thotë Aleksei.

Zëri i Amerikës vizitoi qendrat e votimit pranë Kremlinit në qendër të Moskës, ku vetëm dy njerëz thanë se kishin votuar për njërin nga shtatë rivalët e Putinit.

Njëri prej tyre, që nuk deshi ta japë emrin, e shihte me frikë një mandat tjetër për zotin Putin dhe tha se kishte votuar për kandidaten Ksenia Sobchak, ish-prezantuese televizive.

“Ne nuk duam një luftë tjetër dhe, me zonjën Sobchak, nuk do të ketë luftë”, thotë kjo mbështetëse e zonjës Sobchak.

Zyrtarët e Kremlinit thanë se pjesëmarrja duhet të ishte rreth 70 për qind, që ishte edhe synimi i tyre. Ata donin një pjesëmarrje të lartë për të treguar se Putini ka legjitimitet dhe është popullor. Shumica e votuesve, me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, thanë se do të votonin për zotin Putin, duke argumentuar se ai e kishte përmirësuar vendin gjatë mandateve të tij dhe se kishin frikë nga anarkia.

Zoti Putin e ndërtoi popullaritetin gjatë mandateve të tij të para, kur bumi i naftës ndihmoi Rusinë të rimëkëmbej pas një dekade rrënimi financiar. Ekonomia vazhdon të vuajë që nga viti 2012, për shkak të rënies së çmimit të naftës që eksporton Rusia si dhe të sanksioneve perëndimore të lidhura me Ukrainën. Por shumë votues thanë se i trembeshin asaj që mund të ndodhte pa Putinin në krye.

“Nga të gjithë kandidatët, vetëm Putini ka një lloj axhende. Kandidatët e tjerë nuk ofruan asgjë përveç një farë teksti,” thotë Vasili.

“Për momentin, duket se ai përfaqëson stabilitetin pa anarki. Unë i trembem më shumë anarkisë, paqëndrueshmërisë dhe luftës”, thotë Galija.

Zoti Putin ka qenë në pushtet që nga viti 1999, ose si president ose si kryeministër. Për një farë kohe ai u bë kryeministër për të anashkaluar një ligj që e ndalonte të shërbente më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme si president. Pyetja është se çfarë do të ndodhë kur atij t’i skadojë afati pas gjashtë vjetësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ibrahimovic: Unë nuk jam mbreti i futbollit, por Zoti…
Previous article Pogba takohet me “vrasësin” e Manchester United

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT