• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
VJOSA NË UNESCO/ Kumbaro: Do ta dimë në shtator
Home
Kulturë

VJOSA NË UNESCO/ Kumbaro: Do ta dimë në shtator

10 June, 2025 F.autor Kulturë

Lumi Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, pritet të përfshihet në listën e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e programit ndërkombëtar “Njeriu dhe biosfera”.

Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi të zhvilluar në Nice mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro si dhe drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, një mbështetëse e vazhdueshme e Shqipërisë dhe e përpjekjeve të saj për mbrojtjen e pasurive kulturore dhe natyrore.

“Audrey Azoulay, një mikeshë e vyer e Shqipërisë me të cilën kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e kulturës. Tani po kurorëzojmë një tjetër arritje të përbashkët: përfshirjen e Vjosës në trashëgiminë e UNESCO-s, si simbol i harmonisë mes natyrës dhe njeriut”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kumbaro shtoi se vendimi zyrtar për përfshirjen e Vjosës pritet në shtator, çka do ta bëjë këtë zonë unike natyrore pjesë të listës prestigjioze të trashëgimisë botërore, transmeton ATSH.

Ky do të jetë një hap i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, duke e përforcuar statusin e Parkut Kombëtar të Vjosës si i pari i këtij lloji në Europë.

Lumi Vjosa është i njohur si “lumi i fundit i egër në Europë”, pasi rrjedh në mënyrë të lirë për rreth 270 km, nga burimet në malet e Pindit në Greqi (ku quhet Aoos), deri në derdhjen në detin Adriatik në Shqipëri.

Lugina e Vjosës është një ekosistem unik, që përfshin habitate të ndryshme si pyje, ishuj ranorë dhe toka bujqësore, më shumë se 1100 lloje bimore dhe shtazore, përfshirë specie të rrezikuara si vidra, pelikanët dalmatianë dhe peshq endemikë, është një korridor migrimi për shumë shpendë dhe një zonë e rëndësishme për biodiversitetin europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKROI BASHKËJETUESEN NË ITALI/ Dënohet me 22.5 vite burg Osman Bylyku
Previous article NDRYSHIME NË POLICINË E TIRANËS/ Pas dorëheqjeve, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve në vend

F.autor

Postime të ngjashme

PËRJETËSOI VITET '90-91 SI FOTOGRAF DHE ARKEOLOG/ Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik: Shqiptarët me lanë... Kulturë

PËRJETËSOI VITET '90-91 SI FOTOGRAF DHE ARKEOLOG/ Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik: Shqiptarët me lanë...

"ARMIKU I JASHTËM"/ Ekspozita me karikatura të 'Hosteni'-t! Bashkim Shehu: Mendësia e komunizmit ekziston edhe sot Kulturë

"ARMIKU I JASHTËM"/ Ekspozita me karikatura të 'Hosteni'-t! Bashkim Shehu: Mendësia e komunizmit ekziston edhe sot

VENDIMI/ Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Kulturë

VENDIMI/ Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Facebook Comments

PËLLUMB KULLA/ Një gjykim për konfliktin Lapaj-Shabani Blog

PËLLUMB KULLA/ Një gjykim për konfliktin Lapaj-Shabani

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet? Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt Blog

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT