• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJOSA NË PIKË KRITIKE/ Niveli i ujit arrin në 6 metra. Lumi rrezikon të dalë nga shtrati
Home
Aktualitet
Kronikë

VJOSA NË PIKË KRITIKE/ Niveli i ujit arrin në 6 metra. Lumi rrezikon të dalë nga shtrati

19 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Vjosë, duke shtuar rrezikun për daljen e tij nga shtrati.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se lumi po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa strukturat vendore janë në gatishmëri të plotë.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i Vjosës ka arritur në 6 metra, ndërsa pika kritike përcaktohet në 6.8 metra.

Autoritetet kanë kërkuar nga banorët dhe bizneset përgjatë vijës lumore të tregojnë kujdes dhe të jenë të përgatitur për çdo zhvillim të mundshëm.

Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Bashkinë Fier njofton se situata aktualisht paraqitet më e qëndrueshme, megjithatë mbetet vigjilente. Sipas monitorimeve, maksimumi i prurjeve është regjistruar rreth orës 14:30 në nivelin 7, çka nënkupton se ky volum uji pritet të mbërrijë në zonat fundore të njësive Levan dhe Novoselë gjatë orëve 19:00 – 20:00.

Megjithatë, bazuar në përvojën e viteve të kaluara, ky nivel prurjesh nuk pritet të shkaktojë dalje të lumit nga shtrati.

Strukturat vendore theksojnë se monitorimi do të vijojë, ndërsa mjetet dhe forcat e emergjencës do të qëndrojnë të gatshme për çdo eventualitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRIMI DHE KORRUPSIONI ËSHTË KUDO..."/ Rama për “Euronews”: Ne e meritojmë futjen në BE
Previous article HABITEN TRUPROJAT E UDHËHEQËSIT RUS/ Roboti vallëzon përballë Putinit

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri Aktualitet

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT