Voskopoja, një fshat turistik i Shqipërisë që preferohet shumë nga vizitorët. Edhe në stinën e vjeshtës turistët janë plot pasion për të shëtitur në gjithë vendin. Panorama e kuruar që merr gjatë kësaj stine është e mrekullueshme, një peizazh i veçantë.
Ngjyrat e vjeshtës i japin një tjetë hijshmëri cdo cepi, në të gjitha shtigjet duket sikur ka diçka të re të pazbuluar, dicka që tërheq këdo që të afrohet e të shuaj kureshtjen me bukurinë e çdo gjetheje të rënë në tokë.
Relievi malor është një tjetër arsye e bukurisë dhe vizitorëve të shumtë. Voskopoja nuk është vetëm destinacioni me freski gjatë verës, apo fshati i veshur me pulovërën e bardhë të dëborës gjatë dimrit, por është një pjesë e mrekullueshme e Shqipërise e cila krijon një peizazh fantastik çdo stinë.