Një pamje e mrekullueshme në qytetin magjepsës të Tropojës, ku vjeshta është pikturuar më së miri nga natyra. Ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe bën pjesë në qarkun e Kukësit.
Gjethet e rëna e të zverdhura kanë shtruar një qilim të thurur nga nuanca mahnitëse që krijojnë një peizazh fantastik. Si në një rrugë parajse e të pafundme… Vërtetë një pamje e adhurueshme.
Tropoja në vjeshtë është e pakrahasueshme. Një vizitë në këtë qytet, një kujtim plot kënaqësi.
/Rreth e Rrotull Shqipërisë