Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.
“Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” shtetasin G.D., 47 vjeç, banues në Angli, pasi në një hotel të fshatit Qeparo ku ata ishin me pushime, 47 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


