Lulzim Basha ka propozuar 6 pikat e programit të tij për një Reformë Zgjedhore tërësore, e cila sipas tij do ta forcojë demokracinë dhe do të luftojë korrupsionin.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu demokrat thotë se duhen ndryshime të thella, për të fituar betejën për ndërtimin e një shteti i cili punon për njerëzit e thjeshtë.
Basha ka publikuar edhe një video, ku në praninë e të rinjve dhe intelektualëve, ka paraqitur platformën e tij, duke propozuar gjashtë pika (rregulla) për të ndryshuar mënyrën e votimit, pasi sipas Bashës, ata (qeveria aktuale) e caktojnë që në fillim se kush do jetë fituesi.
Pikat
1. Kontroll të plotë të kandidatëve, që do të bëhet nga një organizëm i pavarur, për të zgjedhur njerëz të pastër dhe me integritet.
2. Do të miratojmë një qasje me tolerancë zero për ata që përfshihen në shit-blerje votas.
3. Do të ndryshojmë mënyrën se si financohen partitë politike, pasi sot partitë financohen nga biznesmenë që duan diçka mbrapsht. Propozojmë që partitë të financohen nga buxheti i shtetit. Këshu politikanët nuk do të varen më nga biznesmenët për financime, por nga qytetarët.
4. Organizimi i zgjedhjeve. Numri i votave të hedhura për një parti të korespondojnë me votat që merr një parti. Pasi sot ky raport nuk korespondon. Do bëjmë auditim tërësor të listës së zgjedhësve. Ku jetojnë njerëzit, kush është gjallë, kush nuk jeton më.
5. Vetë sistemi. Duam ta bëjmë më të thjeshtë, më të pastër dhe më përfaqësuaes. Duam një sistem që i kërkon llogari qeverisë, që të mos bëjnë çfarë u do qejfi, që të mund t’i japin llogari qytetarëve. Të kemi kontroll dhe transparencë. Që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.
6. 100 ditë para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare, që të jetë menaxhuese e procesit, që të respektohen ligjet dhe të garantohet vota e qytetarëve. Me një rezultat të ndershëm, pasi rezultati ndikon në jetën e qytetarëve, për mirë dhe për keq. Nëse duam një të ardhme të mirë, një ekonomi të fortë, nëse duam të hyjmë në BE, duhet t’i japim fund korrupsionit. Me një rezultat të ndershëm përfitojnë të gjithë shqiptarët.


