• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 April, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

14 April, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VJEN LAJMI I MIRË/ Pfizeri aplikon për të marrë autorizimin për përdorimin sa më të shpejtë të vaksinës COVID-19
Home
Jetë

VJEN LAJMI I MIRË/ Pfizeri aplikon për të marrë autorizimin për përdorimin sa më të shpejtë të vaksinës COVID-19

21 November, 2020 shqipe.autor Jetë

Kompania Pfizer njoftoi të premten se ka aplikuar tek entet rregullatore shëndetësorë amerikane për të marrë autorizimin për përdorim emergjent të vaksinës së saj kundër COVID-19, një hap i rëndësishëm drejt garantimit të mbrojtjes kundër koronavirusit.

Aplikimi në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) vjen vetëm disa ditë pasi kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech raportuan rezultatet e provës përfundimtare që tregonin se vaksina ishte 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19-s dhe pa efekte të mëdha anësore.

Aksionet e Pfizer u rritën me 2 për qind dhe ato të BioNTech me 5 për qind pas njoftimit të lajmit se vaksina mund të jetë në dispozicion së shpejti, duke rritur shpresat për fundin e një pandemie që ka marrë më shumë se një çerek milioni jetë në Shtetet e Bashkuara dhe mbi 1.3 milionë në të gjithë botën.

Kompanitë presin që miratimi nga autoritetet të jepet në mes të dhjetorit dhe ato do të fillojnë pothuajse menjëherë shpërndarjen e dozave. Pfizer ka thënë se pret të prodhojë rreth 50 milionë doza vaksinash këtë vit, të mjaftueshme për të mbrojtur 25 milionë njerëz. Një komitet këshillimor i FDA-së planifikon të takohet paraprakisht mes datave 8 deri më 10 dhjetor për të diskutuar rreth vaksinës, një burim që ka dijeni mbi situatën, i tha agjencisë Reuters, duke shtuar se datat edhe mund të ndryshojnë.

Të dhënat e provës përfundimtare treguan se vaksina siguronte një nivel të njëjtë mbrojtjeje mes moshave të ndryshme, një rezultat ky inkurajues pasi sëmundja dëmton në një nivel më të lartë të moshuarit dhe anëtarët e komuniteteve pakicë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIÇKA NUK PO SHKON MIRË ME IPHONE 12/ Ja përse po ankohen më shumë përdoruesit e tij
Previous article MBROJTJA E BAYERN E PËRGJUMUR/ Gabimi fatal në prapavijë, Eggestein mposht Neuer (VIDEO)

shqipe.autor

Postime të ngjashme

HOROSKOPI 14 PRILL/ 'Çiftet në krizë mund të përballen me probleme të mëtejshme', ja çfarë thonë yjet për ju Jetë

HOROSKOPI 14 PRILL/ 'Çiftet në krizë mund të përballen me probleme të mëtejshme', ja çfarë thonë yjet për ju

E PAZAKONTË/ Pentagoni konfirmon se video e 6 “UFO”-ve mbi anijen luftarake është e vërtetë Jetë

E PAZAKONTË/ Pentagoni konfirmon se video e 6 “UFO”-ve mbi anijen luftarake është e vërtetë

MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT/ Besimtarët myslimanë nisin agjërimin nën masat të shumta anti-COVID Jetë

MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT/ Besimtarët myslimanë nisin agjërimin nën masat të shumta anti-COVID

Facebook Comments

SPARTAK NGJELA/ Çfarë po ndodh me Ilir Metën? Blog

SPARTAK NGJELA/ Çfarë po ndodh me Ilir Metën?

SKËNDER MINXHOZI/ Kur kërkon të dish me zor se ç’mendon Yuri Kim Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Kur kërkon të dish me zor se ç’mendon Yuri Kim

KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet” Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet”

SKËNDER MINXHOZI/ Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama… Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama…

ASTRIT PATOZI/ Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin Blog

ASTRIT PATOZI/ Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT